'Bis 41' zbulon kanabis në burgun e Lezhës, ishte fshehur në tarracë dhe në kuzhinë

8 Shtator 2019, 14:33| Përditesimi: 8 Shtator 2019, 14:41

  • Share

LEZHË- Një kontroll blic në burgun e Lezhës zbulon kanabis brenda ambienteve të këtij institucioni, ndërsa shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje nis hetimet. Report Tv mëson se kontrollet janë kryer më datat 5 dhe 6 shtator ku në ambientet e ajrimit, tarracën e katit të dytë dhe ambientet e kuzhinës së këtij burgu janë konstatuar qese me doza kanabisi.

Këto kontrolle bënë me dije burimet janë në kuadër të ‘’Bis 41’’ dhe kryhen nga grupe operacionale dhe në orare të ndryshme. Ndërsa një pjesë prej 136 gram është gjetur e fshehur në një bidon me qumësht, ndërsa ende nuk dihet se kush i ka futur apo është poseduesi i lëndës narkotike.

Komento

Komente

  • Liu: 08/09/2019 18:50

    Kush tjeter perveq policeve te sherbimit dhe kontrodhori kryesor.

    Përgjigju
    • ILIR: 08/09/2019 22:45

      Leji rehat policet e thjeshte, e fusin shefat e sherbimeve te ndryshme ne burg, kenaqen te burgosurit qe e perdorin, kur zbulohet e hane policetwe thjeshte

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?