Kronikë

Kanabisi mjekësor, pas propozimit të Ramës, ja problemet me të cilat përballet Maqedonia e Veriut

10 Maj 2020, 18:01| Përditesimi: 10 Maj 2020, 18:50

  • Share

E ndërsa Shqipëria është përfshirë në debate pas deklaratës së kryeministrit për ligjerimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në Maqedoninë e Veriut kanabisi është ligjëruar prej disa vitesh. Por edhe atje procesi nuk ka kaluar pa polemika dhe akuza.

Deklarata e kryeministrit Rama se qeveria ka gati projektligjin për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, u komentua nga përfaqësuesit e opozitës në vend si një përpjekje e kryeministrit për të rikanabizuar vendin për qëllime elektorale. Si Basha ashtu edhe Kryemadhi reaguan njëherësh dhe thanë se kjo është një përpjekje e Ramës për të rikanabizuar vendin për efekte elektorale.

Por një gjë të tillë shteti fqinj Maqedonia e Veriut e ka ligjeruar që prej vitit 2016. Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve ligjore që i dhanë rrugë të lirë prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore, u regjistruan 23 kompani. Por vetëm dy prej tyre prodhojnë vajin e kanabisit për shkak se përpunimi i tij është një proces i vështirë dhe kërkon kohë.

Për këtë arsye kompanitë e prodhuese në Maqedoninë e Veriut kërkojnë ndryshime të tjera ligjore, me qëllim që ata të mund të eksportojnë lule të thata të kanabisit që kanë një vlerë prej miliona eurosh dhe kërkojnë më pak përpunim.

Në Maqedoninë e Veriut vaji i kanabisit dhe disa medikamenteve që kanë përqendrim të lartë të marihuanës lejohen që pacientët t’i blejnë në farmaci me recetë mjekësore.

Megjithatë edhe pas miratimit të ligjit, ende në Maqedoninë e Veriut vijon debati dhe akuzat për mungesën e kontrollit nga ana ligjore të kompanive që merren me prodhimin e kanabisit.

Njohësit e çështjeve ekonomike deklarojnë se Maqedonia e Veriut si shtet, nuk ka potencial juridik që të kontrollojë industrinë e kanabisit.

Është shumë e qartë se Maqedonia e Veriut si shtet nuk ka kapacitet që të garantojë se një biznes i tillë nesër, në këtë shtet, do të jetë i kontrolluar nga institucionet. E dinë e gjithë Evropa se institucionet e shtetit, në këtë gjendje siç janë, nuk kanë kapacitete administrative”, thotë ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini.

Ndërkohë, opozita maqedonase VMRO-DPMNE gjatë qeverisjes së cilës u miratua ligji për prodhimin e kanabisit për nevoja mjekësore ka lëshuar akuza ndaj ish kryeministrit Zoran Zaev sipas të cilëve me licencë për kultivimin e kësaj bime janë pajisur kompanitë që kanë lidhje familjare me të. I përfshirë në këtë industry është kushëriri i ish kryeministrit Zoran Zaev, Trajçe Zaev, është njëri nga investitorët më të mëdhenj në këtë industri.

Deri tani qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka bërë publike të dhënat për sipërfaqet e mbjella me kanabis.

I.K/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/05/2020 02:39

    /LONI/ ,jam shume dakort me ju ,une jetoj ne Massachusetts dhe ketu eshte e legalizuar jo vetem per mjekesi,por dhe per perdorim per qejf ,por rregullat qe duhet te ndjekesh e ligjet shoqeruese jane te ashpra .Si mund Z.Rama qe fali gjobat e COVIDIT te mbaje situaten ne dore?!P.sh. te ne lejohemi te mbjellim 2 veta ne familje 6 rrenje secili ,ne mos gabohem. E dini si do t'ju dukej fshatareve dhe gangstereve tane nje leje e tille?Do tu dukej sikur ti lejoje te mbjellin hectare.Z.Rama nuk po mund t'i detyroje njerzit te mbajne maska e distance ,jo me lejimi I kanabisit do ishte si te leshoje qente e eger nga zinxhiri,dhe vec kesaj do gjenin ndonje gjykates ose polic ,ta korruptonin qe t'ua quante mariuanen e mbjelle per qejf si gjasme <<mjekesore>> dhe e hidhnin lumin me drejtesine.THJESHT NUK JEMI GATI.

    Përgjigju
    • Loni: 11/05/2020 12:09

      E nderuar flm per suportin ne mendime edhe uroj mos ndodhi nje gje e tille sepse do ishte nje kolaps pr kete shoqeri civile edhe per cdo person qe jeton ne kete territor. Do doja shum mos te ndodhte kjo maskarade. Ne pjesa me e madhe kemi probleme te theksuara kulturore edhe te theksuara ekonomike! Ne rast se zoteria ne fjale me 2.5 milion banore ne nje territor prej 28 mij km2 do ta kishim minimalisht rrogen 1000 euro edhe cmimet te ishin keto qe Jan atehere them se dicka do ndryshonte por dalin edhen bejne show mediatik edhe endrra me sheqer edhe imorali na Ben moral edhe I moralshmi largohet nga kombi I tij. Un jam stop I shum gjerave ketu edhe gjeja e pare eshte kanabizimit te gjitha drogerat sjellin disfata! Ato se Kan ne kontroll situaten tani kudo tregtohet kanabiz ne cdo lagje te shqiperise prane shkollave prane cdo ambjenti degjohet era me e rende edhe te mendosh qe do e legalizojne! Nuk e di me ke ka biseduar mbreti se ne disa deklarata te meparshme thoshte joooooooooooooooo me te madhe si mushke edhe cuditerisht pas ca kohesh u be nje pale me mendimin! E cuditshme si dalin te kulluar njerezit edhe me shkence ekonomi edhe mendime ...

  • Miri: 11/05/2020 00:44

    Dua tu bej te ditur se ne USA dhe Canada you mund ta blini cannabis sativa ne dyqan.

    Përgjigju
    • Loni: 11/05/2020 12:13

      Miri jam shummdakort por I kemi ne standartet si Usa e Canada!? Ne nuk I afrohemi as tek cepi I thonit! Disa gjera Kan ndryshuar por a jemi ne gati!? Un mendoj ka gjera me primare sesa kanabisi ketu nje ambjent ku te luajne femijet do ishte me e favorshme nje arsimim I detyrueshem nje sherbim social per njerezit e droguar nje sherbim pastrimi edhe gjobitje Apo filtrazhi per lumejte e shqiperise per ate ujin qe hap ti edhe sa here ne rubineta... E shum e shum te tjera keshtu qe nuk jemi ne gati per dicka te tille

  • I lënë na tepéja e kokësë (Tepelënë): 10/05/2020 23:55

    Transportin o shoku Edi t ua lëshë vlonjateve ata e dinë ate punë mirë

    Përgjigju
  • Bufalo: 10/05/2020 23:55

    A DUHET AMNISTOHET TRAFIKANTI I KANABISIT SAJMIR TAHIRI N Q S LEGALIZOHET KANABISI ? RAMA DUHET TA BEJE PJESE E KABINETITTE TIJ TAHIRIN ?

    Përgjigju
  • Lazarati: 10/05/2020 23:11

    Se shpejti ngreme permendore per Edi Ramen

    Përgjigju
  • Loni: 10/05/2020 21:13

    Me behet qejfi per keto hapa galopante por ne nuk kemi kete standarte si penal si policor si edhe kulturor per te legalizuar nje gje te tille! Ndoshta ky e menaxhon situaten e covid ne menyre perfekte edhe e them me plot bindje per masat se ndryshe do ishte ber katraure edhe rilindjen urbane e ka kryer ne menyren me perfekte te Dali kush te done shqiperine e ngriti nga themelet me plot kuptimin e fjales! E degjeneroj me largimin e njerezve me taksat edhe cdo gje tjeter si edhe me ujin e shiut qe del ne rubinetat e ujit te pijshem! Por a valle eshte gati shqiperia per nje legalizim te dickaje ku nuk mund te let kontroll absolut policia edhe organet ligj zbatuese!? Un mendoj qe joooooooo ne nuk kemi kete standart kete kultur! Un them eshte nje maskarade e kushedi kush fshihet grosisti qe do me u pasuruar prap! Ndonje cek ndonje polak Apo ndonje izraelit ofshore!? Nje situate e tille do sillte nje kolpas ne ekonomi edhe do sillte shum e shum standarte te keqija! Kur te arsimohet edhe shqiptari I fundit deri ne skajin me extrem edhe te kuptoje sensin e pooitikes edhe te jetuarit un them ta Beni per te mire te kombit edhe te gjithe shqiptareve! Por Jo per nje individ Apo per nje kompani fantazem qe do korri miliardat edhe do krijoj kaus ne kete shoqeri te stermunduar edhe lodhur ekonomikisht! Nese do krijoheshe nje proteste nga shoqeri e paster civile pa u ndikuar nga forca te ndyra politike do Isha atje me ta ne shesh per te ndaluar kete the idioteske qe I vjen neper mend mbretit te shqiptareve sa here zgjohet nga ndonje enderr e keqe! Un jam stop kanabizimit te shqiperise perseri me asnje lloj forme.

    Përgjigju
    • Loni: 11/05/2020 16:32

      O njerez te ndershem edhe me ide inovatore nese doni kaus akoma un sjam per kete por te gjithe mbreti yn e ka ne dore kete komb edhe I moralshem ne maximum e keni iden ti mer zoteri cfare ndodh nese legalizohet kanabisi edhe ne cfare situate do jesh ti edhe un! Ligji anti duhan 3 gjoba edhe cdo njeri pin duhan ne ambjente te mbyllura akoma llotot u mbyllen pse u mbyllen e ke pyetur veten sepse disa grosiste mos paguajne me taksa edhe Po luhet akoma me shum edhe ka me shum lloto se asnjehere e imagjinon me kanabizin (mjekesor) cfare mund te behet !? Behet I pa banueshem ky komb edhe zombi e prezaq kudo! Ku I ke standartet to mer zoteri we merr max 10 mij leke te vjetra ne dite na Ben si teoricien I madh shiko aty edhe qendroj fort per shkolla ambjente rehabilitimi per qendra spitalore kulture e Jo kanabis se na con 300 vjet prapa bote. Mendo per larg sepse num besoj se do marresh nje fete nga ajo forte as ti as un as pjesa derrmuese. Keshtu me mendimin tuaj e respektoj por realiteti eshte brutal te nderuar te gjithe flasin per miliona euro ne biseda edhe jetojne me 300 mij leke te vjetra ne fund te muajit edhe bejne si delenxhinj per nje kafe 70 cent. Keshtu qe kthjello pak mos e shikoni boten jeshile... Le ta bejne ato qe I Kan kushtet ne skemi kushte minimale te gjithe as kulturore as ligjzbatuese e as mjekesore ...

    • F-35: 11/05/2020 07:52

      Edhe une ne parim jam dakord, por dyshimet e "Loni" qendrojne. Jam i sigurte qe nese kjo iniciativ ligjerohet, interesat e debatet do te jens shume me te medhaja e agresive se per PPP-te.

    • Rim kovaci: 10/05/2020 22:14

      Behet fjale per kanabis mjekësor per qellime eksporti o Loni. Ska ceshtje morale fare ketu! Nese po e ben Maqedonia dhe po del me sukses pavarësisht nje artikulli ne favor te opozites maqedonase, perse mos ta bejme ne?

  • Kocoja: 10/05/2020 20:02

    Se mos kerkon Kocoja copyrightin?

    Përgjigju
  • Bike bicku: 10/05/2020 19:36

    Edhe kujt ju be vone se hajdutat e vmro sjane dakord? Po ikni megjthe keto artikuj kundra. Perpara me projektin. Qente le te lehin

    Përgjigju
    • Bike bicaku: 10/05/2020 21:02

      O Dile dermani,te lumte goja o plak.ti vazhdo jeto ne shekullin e 19 se qeke fresk lale.E ardhmja nuk ndalet nga injoranca i pelqen injorantëve apo jo.Ktu flitet per canabis mjeksore.Produkt qe do shpetoje njerez ti thua hashashi.

    • Dilja: 10/05/2020 20:42

      Qente le te lehin. Ashashi te eci perpara. Bike te mbifte nje ashashaxhi ne shtepi ishallah. Mos gjeçi derman

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?