Kronikë

Kanabisi në Korçë/ Pas arrestimit të vjehrrit me dhëndrin, hetim inspektorit, rojes së pyllit dhe kryeplakut

9 Gusht 2019, 16:45| Përditesimi: 9 Gusht 2019, 16:48

  • Share

KORÇË-Një vijim të operacionit 'Denas' që u finalizua dy ditë më parë policia ka proceduar duke nisur hetimet në gjendje të lirë për katër zyrtarë. Në hetim janë vendosur; 

S.Z. me detyrë Inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit Korçë,

M.B me detyrë teknik i pyjeve për zonën e njësisë administrative Voskopojë, Lekas në sektorin pyjor pranë Bashkisë Korçë,

F.B. me detyrë roje i pyjeve për zonën e mësipërme,

I.A. me detyrë kryetari i fshatrave Denas dhe Xerje.

Të proceduarit akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. Dy ditë më parë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan 4 armë zjarri.

Të arrestuarit janë K.H. 57-vjeç në fshatin Denas dhe dhëndri i tij E.I 30-vjeç banues në fshatin Lekas të Korçës. Ata akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike si dhe armë mbajtje pa leje.

Nga kontrolli u gjet dhe u asgjësua  kanabisi që kishin kultivuar në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?