Kanabisi në repart, ushtarakët e arrestuar: E gjetëm vetë ne! Gramoz Mullai: Zbulimi u bë që në korrik! Njoftova kolonelin pa procesverbal

13 Gusht 2023, 16:52| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 17:41

  • Share

Shefi i zbulimit në repartin e Zall Herrit, i arrestuar bashkë me dy ushtarakë të tjerë për 125 bimët me kanabis të zbuluara aty më 4 gusht, pretendon se ka qenë ai që ka zbuluar bimët narkotike që në muajin korrik. Në dëshminë e cituar në dosje, Gramoz Mullai pretendon se ka vënë në dijeni kolonelin, porse nuk ka mbajtur dokumentacion për cenimin e sigurisë brenda repartit. Tre ushtarakët kanë apeluar masën e arrestit duke kërkuar lirimin në apel.  

Njëri prej tre ushtarakëve të akuzuar për 125 bimët narkotike të gjetura brenda repartit të Zall Herrit, ka pretenduar se ka qenë vetë personeli i forcave të armatosura që ka zbuluar kanabisin. Gramoz Mullai, shef i zbulimit për repartin 1060 ka thënë se kishte marrë pjesë në kontrollet e zhvilluara përgjatë vitit 2023 në territorin ushtarak. Ai shprehet se kontrollin e fundit në Repart e ka ushtruar më datat 10 dhe 11 korrik 2023 së bashku me kapterin Shefqet Pashaj dhe Tetar Besmir Rama. Dëshmia e Mullait, citohet në faqen 7 të materialit prej 10 faqesh që prokuroria ka paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë arrest me burg ndaj ushtarakëve, Rustem Koçi, Gentian Zhurda, Gramoz Mullai.

Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10.07.2023, ku ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur "sipër liqeneve" (vendi ku janë gjetur të kultivuara bimët narkotike janë në një distancë rreth 200 metër në vijë ajrore nga ky vend) dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi.

Sipas dëshmisë së ushtarakut, zonat që kontrolloheshin përcaktoheshin në bazë të zonave të riskut ku me rrezikshmëri më të madhe ishin vendet ku kishte ujë dhe vende të kamufluara sikurse ishte zona e pyllëzuar. Mullai ka theksuar se ka kryer një kontroll të vazhdueshëm të territorit dhe kishte mbajtur procesverbalet përkatës. Vartësit e tij Kapiteni Rustem Koçi dhe Rreshter Gentian Zhurda, kishin konstatuar cenim të rrethimit të repartit, në shumë pjesë të tij.

Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk ishin marrë masa konkrete për shkak të mangësisë së efektivit.

Megjithëse në kërkesën e prokurorisë për gjykatën theksohet se ushtaraku ka pretenduar zbulimin e kanabisit në korrik, aty nuk shpjegohet nëse ai ka njoftuar eprorët apo institucionet e tjera përgjegjëse për këtë fakt.

Për këtë konstatim, Gramoz Mullai ka pretenduar se ia ka komunikuar me gojë kolonel Petrit Dajlanit, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit.

Në ndryshim nga dëshmia e Mullait, personat e tjerë të punësuar në repartin ushtarak kanë pohuar ose se nuk kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit aty, ose se nuk kanë pasur dijeni për bimët narkotike. Policia e shtetit ka deklaruar se kanabisi u zbulua nga monitorimi me dron në datën 4 gusht 2023.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/08/2023 02:07

    Po kolonelin e kane marre ne pyetje,e verteton apo jo kete deklarate? Dhe se dyti,ata qente e droges i nxorren ne terren,pasi zbuluan drogen? Gjasa ka, qe po te jete mbjelle nga ndonje ushtar i repartit,akoma mund t'i kete mbetur ndonje fare e fshehur diku,ne te kunderten jane banore zone.Nuk mund te arrestohen njerezit pa fakte te mireprovuara.

    Përgjigju
  • Ish Ushtarak: 13/08/2023 18:36

    Ushtaraku karrierës i Raportova me goje thote sikur ishte nje Raportim Rutin ??? Ke librat e sherbimit Thirret shërbimi i dates Se zbulimit Oficeri Rojes N/oficeri përgjegjës Rojes, dhe Roja përgjegjës per zonen ku eshte Zbuluar hashashi : Dhe mbahet procesverbali Nga te gjithe te pranishmit përkundrejt firmes qe jane Ne djeni te problemit plus mund ti bëheshin foto Ambijentit sps mund te zhdukeshin Provat Nga personat pergjegjes ! Menjeher lajmërohet KOLONELI dhe secili person përgjegjës përgatite informacion sipas gradës detyrës dhe funksionit Qe mbulonte I sekretonte me Nr protokolli Ne sekretarin e REPARTIT dhe mbante kopje te tij te informacionit, per ti paraprir Situates Sote: dhe Brenda 3 ditesh NQS nuk ka Reagime, Analiz Mbledhje Apo percjellje Ne instancat me larte Nga Koloneli ;Ne Polici Ushtarake : Apo Shtab te pergjithshem ; Ushtaraket Ne dijeni duhet ta Benin vete kete Kallezimin sps i kap Neni per mos kallzim krimi dhe shperdorim detyre , megjitheate, Ngjarja zgjidhet nga tabulatet Telefonik cfare eshte diskutuar Na personat e dyshuar, kush Nga Numrat ka me shume gjurme sinjale Ne zonen e Ngjarjes Ne oret e vona eshte Ne Djeni te plote ??? : Eshte per te ARDHUR keq Qe koloneli Z.Petrit Dajlani ta kete bere ket gafe te Rend, por do i jet ruajtur karrierës do ket Qen Ne prag Gradimi per gjeneral dhe i eshte Ruajtur Skandalit; Rruge SHKURTER te nxjerr Gjate" Gj.permeti ME VJEN KEQ PER TE GJITH USHTRIA PER NJE DITE TE DO prandaj te paguan

    Përgjigju
    • Julian: 13/08/2023 22:24

      Ushtaraku Pu DHE shish E Kan menjen te ..Ku ushtari ka Prish Uniformen se I esht zgjidh lidhsja E kepuces.ky nenoficeri ka Bleu 2 b52 .KY oficeri Ben muhabet me vartesit.me keto K..rlliqe merrem akoma besoj

    • Pergjigje: 13/08/2023 22:15

      Kame bolle informacion per FA nuk do ishte mire ti thoja te gjitha, e keqa e madhe eshte E para mungesa e vemendjes dhe dhënia e Rendesis Se duhur FA nga Politika!!!per misionin Qe Ajo ka? ky mision Do buxhet Armët kushtojnë por dhe lufta Ndryshone duhet te Adaptohen trupat me to imagjino ti mesosh ushtarit 9 klas shkoll Murtajen këndin gradet Ti mesosh stingerin etj ? Ky mision Do Trupa trajnim perzgjedhje selektive pa Nderhyrje nga brenda jashte,Ata Duan pagesa jo Sa per te mbijetuar,dhe Njeriu me pasionant Ne keto kushte i vdes pasioni punes::tjeter,rekrutimet para fushatave nga spote me minister apo kryeminister. per ti hapur vende pune,!!! miq e shok ne detyra kyçe pa konsultim me specialist ??? ne cdo nivel 100% te te Rekrutuar testohen certifikohen bejne karrier 100% Absurd Nuk do kishim nga keto ngjarje zall herr pasha liman Uzin e gramshit Avion e Radar e histori ec145??? Ata Qe pergatisin Rekrut kadet, AFA le shume per te dëshiruar Rep 5005 turpi ushtrisë grop e zeze!!!!! Pijanec Imoral Te grades se fundit????..tjeter imagjino Repart Operacional I ndodhe ngjarja Brenda ne Baze dhe nuk kane Dite te Reagojn,Pu 400 efektivi AiSM ShTABI Qe kane pa fund kontakte Ne cdo Repart ushtare ofisëcer Nen Oficer sps Ata i perzgjedhin i gradojn Apo i certifikojn dhe u premtojn MISIONET efamshme mund ta kishin nje gjyse informacioni 4 muaj hashashi ne Repart??? Ata e kane mendjen te shtyne 8 ore ne pune Ne vend Ta rregullonin e shkaterruan ushtrin Ajde me mik bej mision e ik te tjeret 12 vjet pa mision Ne Reparte Operacional Me magji nuk Ndodhin keto" Ministra mendjen per tendera gradat e larta nuk Ndihen sps nuk u takon te jen Ne pune me kete Nr trupash!!!! Nuk Dua ta Nxi me Ne Respekt te pjeses se shendosh nga Ana profesionale te Cilet jane te paket max 30%

    • Ushtarak: 13/08/2023 21:03

      Ke te drejte per pjesen e pare. Secili duhet te mbaje pergjegjesi per ate pjese per te cilin taksapaguesit shqiptare paguajne strukturat e sigurise. Per Kolonelin , pa dashur te mbaje amen e tij sepse ai eshte Komandant I Rep, te garantoj se po ta kishin informuar qofte edhe me goje do te kish vepruar menjehere sipas rregullave. E verteta eshte se eshte e pafalshme ajo qe ndodhi. Po strukturat e tjera si PU apo sherbimi informativ, te cilat jane fryre kaq shume cfare bejne? Apo vazhdojne akoma me spiunlleqe te rendomta dhe nuk fokusohen tek misioni I tyre? Po Gjeneralucet e FT apo SHPFA cfare bejne? Apo edhe ata me paaftesine e tyre( artesia e tyre e vetme eshte servilizmi ne marr Jen e gradave) do te vazhdojne te krijojne taste te tjera te pakendshme per FA. Deri dje te gjithe thoshim se duhet te permiresohet trajtimi financiar I FA, por trajtimi aktual financiar duhet te shkunde vecanerisht Drejtuesit Kryesore te zinxhirit komandues duke filluar nga kingji qe nuk di te shkruaj e deri tek xhepa dallaverexhiu qe e ka mendjen tek Personeli I zyres se vet dhe jo tek zhvillimi I FT. E pra te dy jane nga kuksi dhe flasin ne te njejten dialekt, por njeri I bie gozhdes dhe tjetri patkoit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?