2 shqiptarë janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë në hetime në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë kultivuar parcela me kanabis në zonën e Kiklis në Thesaloniki të Greqisë. Gjatë 2 operacioneve nga policia greke të zhvilluar brenda 7 ditëve janë sekuestruar 2606 fidanë kanabisi, 1 automatik dhe 2 pistoleta.
Në plantacionin e zbuluar në 19 maj u gjetën 1431 rrënjë kanabisi, ndërsa në operacionin e sotëm u zbulua edhe një plantacion tjetër me 1175 rrënjë kanabis.
Parcelat ishin krijuar nga një grup shqiptarësh të cilët në zonat pyjore të Kiklis kishin krijuar një tokë për të mbjellë kanabis, ndërsa parcelat nuk ishin shumë larg njëra tjetrës.
Në aksionin e sotëm fidanët e kanabisit kishin një lartësi prej 80 cm, ndërsa pranë tyre ishte ndërtuar edhe një kasolle e fshehur nga pemët në pyll ku qëndronin kultivuesit e drogës, brenda së cilës u gjetën veshje, ushqime dhe sendesh të ndryshme personale.