Një avion i Delta Airlines u përfshi në një aksident gjatë uljes në aeroportin Toronto-Pearson në Kanada. Pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale dhe mediat kanadeze tregojnë një skenë dramatike, me avionin plotësisht të përmbysur dhe rrotat e tij në ajër.
Ekipet e urgjencës që mbërritën menjëherë në pistë raportuan se 15 pasagjerë u plagosën, tre në gjendje kritike, mes tyre një fëmijë. Të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në një video të publikuar në internet, disa nga pasagjerët – në bord ndodheshin 80 persona, përfshirë ekuipazhin – shihen duke u larguar nga avioni përmes daljeve të emergjencës.
“Aktualisht, ekipet e emergjencës po ndërhyjnë. Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë gjetur,” thuhet në një njoftim të aeroportit Pearson. Ndërkohë, zyrtarja e policisë së rajonit Peel në Ontario, Sarah Patten, deklaroi: “Ka ndodhur një aksident ajror, por për momentin nuk dihen shkaqet e sakta.”
Një nga hipotezat kryesore për aksidentin lidhet me kushtet e këqija atmosferike, të cilat mund të kenë vështirësuar uljen e avionit Bombardier CRJ-900. Gjatë fundjavës, stuhitë arktike kanë shkaktuar kaos në qarkullimin ajror dhe rrugor në Kanada dhe në veri të Shteteve të Bashkuara.
BREAKING UPDATE: Delta plane crashes at Toronto Pearson Airport—now upside down on the runway. pic.twitter.com/0tPSZcejGF
— Libs of TikTok (@libsoftiktok) February 17, 2025
Komente
