Bota

Kanada/ Ari i murrmë hyn në shtëpi, ikën me shpejtësi nga qeni i vogël (VIDEO)

8 Gusht, 19:35| Përditesimi: 8 Gusht, 19:39

  • Share

Një qenush që peshon pak më shumë se dy kilogramë arriti të largojë një ari që kishte hyrë në një shtëpi. Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë së një banese në Vancouver, Kanada, dhe videoja u publikua në TikTok nga pronarja.

Qeni i vogël është një Pomeranian me emrin Scout. Pronaria, Kayla Kleine, shkroi në rrjetin social se ariu kishte hyrë në shtëpi dhe po hante ushqimin e qenit të saj, para se Scout ta zbulonte dhe ta detyronte të ikte.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?