Bota

Kanada/ Automjeti përplaset me turmën në një festival në Vancouver, raportohet për 9 të vrarë dhe disa të plagosur (FOTO+VIDEO)

27 Prill, 07:14| Përditesimi: 27 Prill, 15:18

  • Share

Një automjet u përplas në një turmë njerëzish gjatë një festivali në rrugë në qytetin e Vancouver të Kanadasë mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar të paktën 9 viktima dhe të plagosur të shumtë, raporton BBC.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale, në kryqëzimin e E. 41st Avenue dhe Fraser Street, ku po mbahej festivali vjetor Lapu Lapu – një ngjarje kulturore filipinase. Deri më tani nuk dyshohet për akt terrorist. 

Policia ka konfirmuar se disa persona janë vrarë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Shoferi i makinës është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Motivet e incidentit mbeten ende të paqarta.

Në një deklaratë zyrtare në rrjetin social X, policia e Vancouver njoftoi: “Një shofer u përplas me një turmë në një festival rruge. Do të japim më shumë informacion ndërsa hetimi të ecë përpara”.
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?