Një avion u rrëzua pasditen e 17 shkurtit pak para se të ulej në aeroportin ndërkombëtar Pearson të Torontos.
Në pamjet e publikuara shihet se avioni ka shpërthyer në flakë, sapo është ulur në tokë. Sipas autoriteteve nuk pati viktima, ndërsa u raportua për 18 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të SHBA-së, aksidenti ndodhi në fluturimin 4819 të Delta Air Lines të drejtuar nga Endeavor Air.
Një nga hipotezat kryesore për aksidentin lidhet me kushtet e këqija atmosferike, të cilat mund të kenë vështirësuar uljen e avionit Bombardier CRJ-900.
Komente
