Në Kanada është zbuluar një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve në një ish shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar popullsinë autoktone.
Fëmijët ishin studentë në Shkollën Rezidenciale Kamloops Indian në British Columbia, e cila u mbyll në 1978 dhe ata u gjendën në sja të një radari që depërton në tokë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tregoi zemërthyer të premten zbulimin duke theksuar se disa prej tyre ishin edhe 3-vjeçar, në ish-shkollën e aborigjenëve.
Kryeministri Trudeau deklaroi se ky lajm është “një kujtim i dhimbshëm i atij kapitulli të errët dhe të turpshëm të historisë së Kanadasë”.
Sistemi shkollor i Kanadasë, i cili ndau me forcë fëmijët aborigjen nga familjet e tyre, përbënte “gjenocid kulturor”, një hetim gjashtë-vjeçar mbi sistemin tashmë të shkatërruar. Në të gjenden të dokumentuara abuzimet e tmerrshme fizike që ata përjetonin, përdhunimin, kequshqyerjen dhe mizoritë e tjera.
Këto shkolla të drejtuara zakonisht nga kishat e krishtere në emër të Otavës nga vitet 1840 deri në vitet 1990, u bënë strehë abuzimesh për një kohë të gjatë.
Më shumë se 4100 fëmijë humbën jetën ndërsa ndiqnin shkollën dhe eshtrat e 215 fëmijëve të varrosur në tokat e asaj që dikur ishte shkolla më e madhe e banimit në Kanada besohet se nuk janë të përfshirë në këtë listë.
Në vitin 2008, qeveria Kanadeze kërkoi falje zyrtarisht për sistemin dhe shefi rajonal i Asamblesë Britanike të Kolumbisë, Terry Teegee e cilësoi zbulimin e vendeve të tilla një “punë urgjente”.