Kanadaja do të vendosë sanksione shtesë ndaj oligarkëve rusë dhe do të ndalojë eksportin dhe importin e mallrave të synuara luksoze nga Rusia.
Masat e reja do të vendosin kufizime për 14 individë, përfshirë oligarkët rusë, anëtarët e familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, thuhet në një deklaratë zyrtare.
“Këta individë kanë mundësuar drejtpërdrejt luftën e pakuptimtë të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe mbajnë përgjegjësi për dhimbjen dhe vuajtjet e popullit të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Ndalimi i importit do të synojë mallrat ruse duke përfshirë pijet alkoolike, ushqimet e detit, peshkun dhe diamante jo-industriale, ndërsa ndalimi i eksportit do të synojë mallrat luksoze si këpucët, veshjet luksoze dhe bizhuteritë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët
E.K//ReportTv.al