Sociale

Kanalet e papastruar rrezik për përmbytje në Bilaj të Krujës, banorët: Na hyn uji në shtëpi 6 herë në vit

20 Gusht 2018, 16:26| Përditesimi: 20 Gusht 2018, 17:24

  • Share

Edhe pse përmbytjet në zonën e Bilajt në rrethin e Krujes janë një problem shumë shqetësues për banorët e zonës, akoma nuk është marrë asnjë masë për ta ndryshuar këtë situatë. Të gjitha kanalet kulluese janë të papastruara dhe të mbuluara me ferra, duke u bërë shkak që në periudhën e shirave zona të përmbytet 5 -6 herë në vit. Nga përmbytjet e kësaj zone dëmet kanë qenë të konsiderueshme. 

Mospastrimi i kanaleve vjen për 20 e ca vite, nuk janë rregulluar përgjatë verës. Vjet na përmbyti lumi, shkoi 1 metër në shtëpi edhe presim që të vijë dimri e të rregullohen kanalet. Ne përmbytemi 6 herë në vit nga uji, asnjë shpërblim s’ka kanë dhënë. Kanalet kulluese nuk i prek njeri me dorë, kërrkund.

Banorë të zonës

Banorët e zonës shprehen tepër të shqetësuar pasi me ardhjen e vjeshtës, përmbytjet mund të jenë sërisht prezente. Ndërsa pavarsisht situatës në të cilën është përfshirë kjo zonë disa herë akoma nuk janë dëmshpërblyer për dëmet e shkaktuara në të kaluarën.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?