Bota

Kanali i Suezit drejt normalizimit, lëviz anija “Evergreen”

29 Mars 2021, 09:12| Përditesimi: 29 Mars 2021, 11:04

  • Share

E bllokuar prej pothuajse një jave në Kanalin e Suezit anija masive është liruar pjesërisht. Anija prej 400 m të gjatë është korrigjuar me 80%, sipas Autoritetit të Kanalit të Suezit. Ai shtoi se përpjekjet e mëtejshme për të lëvizur anijen do të rifillonin më vonë të hënën.

Evergreen ka bllokuar një nga rrugët më të ngarkuara të tregtisë në botë, duke detyruar kompanitë të ri-drejtojnë anijet dhe duke shkaktuar rradhë të gjata.

Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), tha se anija ishte liruar pjesërisht dhe ky ishte "një lajm i mirë", raporton Wall Street Journal më 29 Mars.

Mjetet ndihmëse për lirimin e saj do të vazhdonin punën për të siguruar se anija mund të lëvizte prap në kanal, tha ai.

"Ne nuk kemi mbaruar ende, por ajo ka lëvizur", shtoi Rabie.

Kompania e shërbimeve të kanalit Leth Agencie tha se ekipet e shpëtimit e kishin "zhvendosur pjesërisht" anijen.

Por, kjo kompani nuk dha detaje të tjera se kur mund të lirohet plotësisht anija.