Olaf Scholz dhe Vladimir Putin

Lufta në Ukrainë/ Scholz bisedë telefonike me Putin pas dy viteve: Tërhiqni trupat dhe të negociojmë! Zelensky: Biseda hap kutinë e Pandorës, minon përpjekjet

15 Nëntor, 16:31| Përditesimi: 15 Nëntor, 21:29

  • Share

Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin.Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se Scholz i bëri thirrje presidentit rus të nisë bisedimet me Kievin për t’i hapur udhë “një paqeje të drejtë dhe të qendrueshme”, gjatë bisedës së parë mes dy udhëheqesve që prej dhjetorit të 2022, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Scholz i kërkoi Putin t’i japë fund luftës dhe të tërheqë trupat por duke theksuar se Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut për mision luftarak në Rusi përfaqëson përshkallëzim raportojnë mediat se ka thënë Scholz në këtë bisedë dy-orëshe me Putin. Është rënë dakord të mbahet një komunikim në vazhdimësi dhe Kremilin konfirmon se kjo ishte biseda e parë pas pothuajse dy vjet luftë Ukrainë-Rusi.

Një marrëveshje e mundshme për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë duhet "të bazohet në realitete të reja territoriale", mësohet t’i jetë përgjigjur Presidenti rus Vladimir Putin kancelarit gjerman. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se biseda mes Putin Olaf Scholz u zhvillua "me iniciativën e palës gjermane ". Zëdhënësi, i cituar nga agjencitë ruse, shtoi se është e pamundur të flitet për një koincidencë mendimesh mes dy liderëve, por vetë dialogu është "pozitiv".

Për Kievin zyrtar biseda hap kutinë e pandorës duke minuar përpjekjet për të izoluar liderin rus.

“Tani mund të ketë biseda të tjera, telefonata të tjera. Vetëm kaq shumë fjalë. Dhe kjo është pikërisht ajo që Putini ka dashur për një kohë të gjatë: është jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësojë izolimin e tij”, tha Zelensky.

Për këtë bisedë që vjen si drite jeshile për fundin e luftës, kancelari gjerman raportoi tek partnerët evrpianë. Telefonata Scholz -Putin u kordinua nga qeveritë amerikane, britanike, franceze dhe partnerët e G7 dhe u ra dakort që ajo të zhvillohej pas zgjedhjeve në SHBA dhe para samitit të G20 në Brazil.

Ora 18:31
Biseda mes kancelarit gjerman dhe Putinit, reagon Zelensky: Po e ndihmon të dalë nga izolimi

Foto: Olaf Scholz

Kancelari Olaf Scholz zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Lidhur me këtë bisedë telefonike ka reaguar edhe zyra e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas një burimi në zyrën e Volodomyr Zelensky, ai ishte informuar paraprakisht për planin e Scholz për të zhvilluar bisedën me Putinin.

I njëjti burim bën të ditur se Zelensky i tha udhëheqësit gjerman se thirrja e tij do të "ndihmonte presidentin rus duke reduktuar izolimin e tij dhe të vazhdonte luftën në Ukrainë".

Ndërkohë, Scholz ka postuar në internet një foto të tij, e cila me sa duket është shkrepur gjatë telefonatës.

"Kam folur me presidentin Putin në telefon dhe i kam bërë thirrje që t’i japë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe të tërheqë trupat e saj. Rusia duhet të tregojë një gatishmëri për të negociuar me Ukrainën, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", shprehet Scholz.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ro bo kopi: 15/11/2024 19:33

    I ka thonë ishim mirë kur ishim keq.

    Përgjigju
  • Lukja: 15/11/2024 17:11

    Tani u kujtua Scholz që nuk ja dalin dot kundra Rusisë me luftë , mbas mijëra të vrarëve dhe shkatërrimit që është bër e kuptuan se duhet të negociojnë me Putin dhe jo të dërgojnë armë pa fund , ekonomia e Gjermanisë është në kolaps dhe nevoja për lëndën e parë e detyroj këtë trap të kërkoj negociata . Do zoti arrijnë një marëveshje se u shkatërrua gjithcka nga ajo luftë e mallkuar

    Përgjigju
    • Vota: 15/11/2024 19:56

      E ka marr ne tel per vota ! Mos harro Gjermania lindjes ka qene kontrolluar nga bashkimi Sovjetik , pra eshte e quditshme bota

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?