Kancelari gjerman: Do të vazhdojmë të furnizojmë Izraelin me armë, Irani po luan me zjarrin

16 Tetor, 15:32| Përditesimi: 16 Tetor, 15:36

  • Share

Foto: Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një fjalimi në parlamentin federal të Gjermanisë tha se vendi i tyre do të vazhdojë që t’i dërgojë armë Izraelit.

Ne i kemi dërguar armë Izraelit dhe do të vazhdojmë t’i furnizojmë edhe në të ardhmen”, tha kancelari gjerman.

Po ashtu ai shtoi se Irani po luan me zjarrin.

"Ne nuk do të pranojmë që Irani të sulmojë Izraelin me raketa. Kjo nuk duhet të ndodhë. Irani po luan me zjarrin” shtoi Scholz.

Më tej Scholz insistoi sërish për një armëpushim në Lindjen e Mesme.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Scholz: Do të vazhdojmë të furnizojmë me armë Izraelin! CNN: Netanyahu plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve në SHBA


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?