Kancelari gjerman Friedrich Merz

Bota

Kancelari gjerman Merz kritikon ashpërsinë e sulmeve në Gaza: Nuk justifikohen më si luftë kundër Hamasit

26 Maj, 22:58| Përditesimi: 26 Maj, 23:01

  • Share

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi të hënën se niveli aktual i sulmeve të Izraelit ndaj Gazës “nuk mund të justifikohet më si një luftë kundër terrorizmit të Hamasit.”

Ai tha për transmetuesin publik gjerman WDR se kishte në plan të zhvillonte një bisedë telefonike këtë javë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për t’i thënë që “të mos e teprojë.”

Megjithatë, ai pranoi se për shkak të “arsyeve historike,” Gjermania do të mbetet gjithmonë më e kujdesshme në kritikat e saj ndaj Izraelit, në krahasim me disa partnerë evropianë, raportojnë mediat. 

“Por nëse kalohen vijat, ku ligji ndërkombëtar humanitar shkelet realisht, atëherë Gjermania, kancelari gjerman, duhet të flasë për këtë,” tha Merz.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leksi: 27/05/2025 12:04

    Kto po pagujn genocidin qe kan bo vet me hebrejt e tashti leket qe kan mar hebrejt po armatosen e po bejn genocidin ne palestinen kush esht fajtori ktu te kapet Hitleri

    Përgjigju
  • Igor: 27/05/2025 07:22

    Ky Nazist eshte zgjuar vone nga gjumi qe ti shesi botes genjeshtra kujton se neve nuk e dime qe Gjermania eshte e dyta qe armatos Izraelin mbas Amerikes dhe ku perdoren ata arme ne Gaza per te vrare femij qe as HITLERI nuk e beri te njejten pra nazistet e Evropes vrasin se bashku me nzistet Izraelit .

    Përgjigju
  • Tani: 27/05/2025 06:00

    Per shkak te arsyeve historike, Gjermania ka per detyre te jet edhe me e ashper kur ndodh nje genocid dhe jo ta perkrahe atë. Por ju naziste keni qene e naziste do te mbeteni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?