Angela Merkel ka refuzuar ftesën që i është bërë nga Rexhep Taip Erdogan.

Bota

Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzon ftesën e Rexhep Taip Erdogan në darkën shtetërore

27 Shtator 2018, 05:10| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 05:14

  • Share

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar ftesën që i është bërë nga Rexhep Taip Erdogan në darkën shtetërore që ai do të mbajë në Gjermani në 27-29 Shtator.

Ndërsa për mungesën e kancelares në darkën shtetërore do ta plotësojë Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Mirëpo vizita e kreut të shtetit të Turqisë që do të zhvillohet në Gjermani është shoqëruar me kritika të shumta për shkak të sundimit gjithnjë e më autoritar në Turqi , si dhe për ndikimin negativ tek mbi 3 milionë turq që jetojnë në Gjermani.

Vizita e parë shtetërore në Gjermani për Erdoganin ishte kur u bë President në vitin 2014, e cila është bojkotuar nga një numër i madh ligjvënësish gjermanë.

Gjithashtu kanë njoftuar politikanët e opozitës nga partia e gjelbër se do ta ndiqnin darkën shtetërore për të dërguar një “sinjal” për Turqinë dhe për komunitetin e madh turk, se opozita ekziston dhe është e nevojshme në politikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?