Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Bota

Kancelarja gjermane Merkel kundër heqjes së sanksioneve evropiane ndaj Rusisë

15 Shtator 2018, 05:20| Përditesimi: 15 Shtator 2018, 05:25

  • Share

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë kundër heqjes së sanksioneve evropiane ndaj Rusisë, për aq kohë sa nuk ka përparime në procesin e paqes në Ukrainën Lindore.

Nuk parashikojmë heqjen e sanksioneve kundrejt Rusisë deri në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut apo arritjen e progreseve.

Deklaroi kancelarja për median gjatë një vizite në Vilnius.

Nga marrëveshjet e paqes të Minskut, që janë nënshkruara në vitin 2015 dhe të mbështetura nga Gjermania dhe Franca mundësuan frenimin e dhunës dhe kufizimin e zonës së konfliktit, ku janë regjistruar më shumë se 10 mijë të vdekur në lindje të Ukrainës.

Deri më tani, nuk ka përparime thelbësore në procesin e Minskut dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë.

         Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?