Kryeministri malazez Dushko Markoviç dhe kancelarja gjermane Angela Merkel

Bota
Top 24

Kancelarja gjermane 'siguron' Malin e Zi: S'ka ndryshim kufijsh në Ballkan

17 Gusht 2018, 16:07| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 16:19

  • Share

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, ka zhvilluar një takim zyrtar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në takimin e zhvilluar mes tyre është diskutuar bashkëpunimi mes dy vendeve por edhe çështja e kufijve në Ballkan.

Mediat kroate raportojnë se Markoviç është shprehur se në diskutimet me Merkel, është rënë plotësisht dakord që të mos ketë ndryshim kufijsh në Ballkan.

Mali i Zi dhe Gjermania kanë rënë plotësisht dakord, nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan”-ka thënë Markoviç dhe Merkel.

Deklarata e kryeministrit malazez vjen pas një vale tensioni në rritje mes Serbisë dhe Kosovës pas propozimit të Presidentit kosovar, Hashim Thaçi  për ndarjen e kufijve mes dy vendeve. Mali i Zi dhe Kosova u përfshinë në një debat përgjatë vitit 2017, për çështjen e demarkacionit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?