Kancelarja Merkel: Do të bëj vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19! Nëse miratohet nga EMA, të hapur ndaj Sputnik V

20 Mars 2021, 14:19| Përditesimi: 20 Mars 2021, 16:41

  • Share

GJERMANI- Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se do të bëjë vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

“Unë do të bëj vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, por po pres të më vijë radha.”, tha kancelarja.

Deklarata e Merkelit erdhi pas raportit të publikuar nga EMA, dy ditë më parë, se AstraZeneca është e sigurt dhe efektive.

Gjermania ishte një ndër shtetet evropiane të cilat pezulluan për disa ditë AstraZeneca, në pritje të miratimit përfundimtar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ditën e djeshme rinisi vaksinimin në vend.

Angela Merkel tha gjithashtu se Gjermania është e hapur ndaj përdorimit të vaksinës ruse, nëse ajo miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Për vaksinën ruse kam qenë e mendimit se nëse aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave mund ta përdorim”, tha ajo.

Fillimisht Gjermania është konsideruar një ndër vendet evropiane të cilat janë përballur më mirë me COVID-19, por duket sikur vala e dytë ka “goditur” vendin.

Pavarësisht se procesi i vaksinimit po ecën siç duhet dhe masave anti-COVID, situata epidemiologjikë në vend ende nuk është stabilizuar.

Ora 14:43
Kryeministri italian Draghi: Do të bëj vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19

ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi tha se do të bëjë vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.

“Nuk kam rezervuar ende një vend, por grup moshës sime i lejohet ta bëjë këtë vaksinë, kështu që do ta bëj”, tha kryeministri.

Itali ishte një ndër shtetet evropiane të cilat në fillim të kësaj javë, të hënën pezulloi përdorimin e AstraZeneca, pas pretendimeve se ajo kishte efekte anësore.

Por dy ditë më parë, me publikimin e raportit të Agjencisë Evropiane të Barnave, Italia ditën e djeshme rinisi sërish vaksinimin e qytetarëve me AstraZeneca.

Ai foli edhe lidhur me vaksinën ruse, duke thënë se Italia mund ta përdori edhe nëse ajo nuk aprovohet nga EMA.

Itali është vendi i parë në botë i cili ka lidhur në kontratë me Sputnik V, pasi përmes kompanisë farmaceutike zvicerane Adienne Pharma & Biotech SA, ajo prodhohet në vend.

Numri total i infektimeve ka shkruan 3,332,418, ndërsa ai i viktimave është 104,241 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Itali është një ndër vendet më të prekura nga pandemia dhe pasojat e saj socio-ekonomike, dhe megjithëse në fuqi ka masa mjaft shtrënguese anti-COVID ende situata epidemiologjike nuk është e stabilizuar.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?