Berat/ Kanceri i gjirit, më shumë gra të prekura në zonën e Kuçovës! Ndotja nga puset e naftës rrit rrezikun

7 Tetor 2023, 18:46| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 18:56

  • Share

Tetori është muaji sensibilizimit për kancerin e gjirit ndaj u bëhet thirrje grave mbi 50 vjeç të bëjnë mamografinë.

“Rajoni i Beratit përfshin dhe Skraparin, Dimalin e Kuccovën. Gratë po vijnë të vizitohen në tetor, por duhet të kryejnë kontrolle gjatë gjithë vitit”, tha Ermjona Mara, teknike e imzherisë.

Në spitalin e Beratit kryhen 40 vizita dhe mamografi në ditë sipas një grafiku të përcaktuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Zona që ka më shumë gra të prekura nga kanceri i gjirit është Kuçova për shkak të ndotjes nga mbetjet e naftës.

“Zona e Kuccovës është problematike, sepse ne kemi konstatuar shumë probleme tek gratë si me kancer gjiri ashtu dhe me kiste dhe fibra adenoma”, tha më tej Mara.

Një vit më parë në muajin tetor janë kryer 450 depistime.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?