Këngëtarja shqiptare Poni

VIP & Spektakël

Kanceri i merr njeriun e dashur, këngëtarja shqiptare e mallëngjyer: Do të të këndoja në dasmë, sikur...

17 Janar 2019, 15:32| Përditesimi: 17 Janar 2019, 15:39

  • Share

Këngëtarja shqiptare, Poni ka humbur një njeri shumë të dashur për të dhe i ka dedikuar disa rreshta vërtet prekëse. Poni shprehet e mallëngjyer për vdekjen e Alvinës nga Dibra e cila nuk ja doli dot të mposhtte sëmundjen e rëndë të kancerit.

Prehu në paqe engjëll dhe sa herë të vij në Neë York, unë do të këndoj këngët që ty të pëlqenin. Jeta është e padrejtë. Ishe vetëm 22 vjeçe. Në 1 janar duhet të ishe duke festuar dhe sot duhet të ishe në shkollë,”- shkruan këngëtarja krahas një fotoje që ka publikuar në rrjetet sociale, ku shihet që i mban dorën 22-vjeçares së ndjerë në krevatin e spitalit.

Alvina ishte një nga fanset më të dashura për Ponin, e cila jetonte në New York dhe në periudhën e sëmundjes kishte kërkuar të takonte këngëtaren e saj të preferuar.

Status i bërë nga këngëtarja Poni 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?