Nëntori muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e prostatës, sëmundja 'e heshtur' tek meshkujt! Mjeku urolog për Report Tv: ‘Arma’ më e fortë, kontrollet periodike

19 Nëntor 2022, 14:42| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 16:11

  • Share

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit të burrave për kancerin e prostatës, por fushatat sensibilizuese mungojnë në krahasim me tetorin që i kushtohet kancerit të gjirit tek gratë. Kanceri i prostatës tek meshkujt është sëmundja e dytë më e përhapur pas kancerit pulmonar dhe rezulton një nga sëmundjet më agresive pasi metastazat përhapen me shpejtësi. Simptomat fillestare shpeshherë mungojnë, duke u shfaqur në fazë të avancuar. Report Tv bisedoi me mjekun Anton Ndoj, kirurg neurolog në Spitalin Rajonal të Durrësit. 

“Është sëmundja e dytë më e përhapur tek meshkujt. Faktorë janë mosha intetiteti dhe predispozicioni gjenetik. “Shfaqet pas moshës 50-vjecare dhe më e shpeshtë pas të 60-tave. Është sëmundje asimptomatike, fillon dhe jep shenjat e para klinike me hemoragji”, tha kirurgu urolog, Anton Ndoj.

Më të prekur janë meshkujt e moshës së tretë për shkak të ndryshimeve hormonale, por nuk mungojnë as rastet sporadike nën të pesëdhjetat. Shefi i Urologjisë, Anton Ndoj tha se diagnoza vendoset përmes analizave dhe biopsisë, ndërsa trajtimi kryhet në spitalin e Durrësit.  

“Për trajtimin e kancerit të prostatës, sa më herët të kapet, aq më mirë, për trajtim përdoret kirurgjia, dhe në varësi të vlerave të PSA trajtimi mund të bëhet me citostatike të ndryshëm”, u shpreh dr. Ndoj, i cili drejton pavionin e Urologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit. 

Për zbulimin e hershëm të kancerit në prostatë ekzistojnë dy metoda: Shqyrtimi daktilik i prostatës ose siç quhet ndryshe “ekzaminimi rektal digital” dhe përcaktimi i vlerës së PSA në gjak, analizë që kryhet me rekomandimine  mjekut. Por në vendin tonë meshkujt nuk kryejnë ekzaminime të hershme, ndaj kërkohet më shumë ndërgjegjësim për të parandaluar fatalitetin.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 19/11/2022 15:01

    Sa kushton nje kontroll tek meshkujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?