Kandidat për SPAK/ KPK konfirmon në detyrë Altin Dumanin (VIDEO)

31 Korrik 2019, 11:42| Përditesimi: 31 Korrik 2019, 14:43

  • Share

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka konfirmuar në detyrë prokurorin Altin Dumani. Me një vlerësim unanim Dumani ka dalë i pastër si nga ana pasurore ashtu edhe nga integriteti profesional e ai moral.

Vendimi i KPK për Dumanin është pritur me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Kujtojmë se një vendim i tillë për dumanin ishte pak a shumë i pritshëm pasi ndryshe nga rastet e tjera edhe vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs nuk ka bërë asnjë pyetje për të.

Jacobs u shpreh se kjo ishte hera e parë që atij nuk i kishin lindur pyetje për ata që kanë kaluar në sitën e Vettingut.

“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs.

Altin Dumani pritet të jetë prokurori i ardhshëm i SPAK dhe në listën e KLP u rendit si i pari për këtë garë.  Dumani i cili deri më tani mban detyrën si Prokuror i Apelit për Krimet e Rënda shihet edhe si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësitë e larta profesionale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 31/07/2019 11:54

    Pergezime!

    Përgjigju
  • Ela: 31/07/2019 11:52

    Bravo dhe suksese Z.Dumani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?