Vettingu rrezikon kandidatin e SPAK/ Pas aksidentit braktisi vendngjarjen në 2016

6 Qershor 2019, 13:55| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 16:59

  • Share

Kandidon për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por vettingu zbulon se teksa është përfshirë në një aksident është larguar nga vendngjarja në vitin 2016.

Nga hetimi administrativ i vettingut, Nakuçi rezultoi me probleme edhe tek pasuria tek deklarimet ndër vite dhe mos justifikimi i disa pronave, edhe pse inspektoriati i deklarimit të pasurive kishte sjellë raport se gjithçka ishte në rregull.

Për Nakuçin eprorja e tij Donika Prela kishte sjellë dhe një raport ku e cilësonte si braktisje të detyrës në procesin Shullazi largimin e prokurorit Nakuçi për plot 45 ditë pa lënë asnjë adresë dhe duke fikur telefonat.

Ndalur tek paratë, ndër vite rezultoi se Nakuçi disa shifra në afro 1 milion e 200 mijë lekë të reja kishte harruar t'i deklaronte por ishte kujtuar për këto llogari vetëm tek deklarata e vettingut.

Vetë Nakuçi pretendon se në raportin e Donika Prelës është thënë se u largua papritur dhe më pas ka komunikuar me të se do vonohet më shumë se 45 ditë. Ai thotë se u konstatua mungesë në dokumentacion për 2500 dollarë të cilat i ka marrë hua të motrës dhe vjehrrës dhe 5000 dollarë të huazuara nga xhaxhai në Amerikë.

Prokurori Nakuci është vënë edhe përball kritikave të përfaqësuesit të ONM-s Teo Jacobs për mënyrën se si prokurori kryen veprimet pa mbajtur asnjë dokument edhe përgjatë komunikimit me oficerët e policisë gjyqësore.

Pas Nakuçit në vetting u paraqit një tjetër kandidat për SPAK, Edvin Kondili i cili është edhe prokurori i 613 kg kokainë.

Kondili rezultoi se s'kishte probleme në të tre kolonat si pasuri, profesion, integritet moral ndërsa vlerësoi procesin e vetting duke kërkuar rikonfirmim në detyrë. Vendimet për të dy kandidatët e SPAK pritet të jepen më datë 7 qershor ora 12 dhe 14.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?