SHKODËR- Neomalsorja Marjana Koçeku (Agroturizmi Neomalsore), në një reagim publik, pas njoftimit nga Partia Socialiste si pjesë e listave të mbyllura për Qarkun e Shkodrës, ka shprehur vendosmërinë për të hyrë në politikë si përfaqësuese e komunitetit dukagjinas dhe të gjithë Malsisë së Madhe. Ajo e ka cilësuar këtë si një hap guximi dhe përgjegjësie ndaj thirrjes së njerëzve të saj dhe bashkësisë politike.
“Kam besue gjithmonë se e ardhmja u përket atyne që guxojnë, e unë sot e kam marrë vendimin me guxue. Më është kërkuar nga komuniteti jem dukagjinas e malsor dhe bashkësia politike të hedh kandidaturën si deputete. Mendoj se është e vetmja rrugë për të sjellë ndryshime të mëdha”, shprehet Koçeku.
Ajo thekson se synon të kontribuojë nga brenda sistemit, duke sjellë eksperiencën e saj dhe duke vënë në fokus problematikat e çdo cepi të Qarkut të Shkodrës.
“E di që ndoshta shumë prej jush do e kritikojnë këtë vendim timin, por për të mos marrë kritika mjafton të mos bësh asgjë. Për mua do të ishte më e lehtë të qëndroja në zonën time të qetësisë, por sot po marr guximin të jem zëri i një komuniteti që është përfaqësuar pak ose aspak”, vijon ajo.
Me këtë hap, Marjana Koçeku synon të jetë një zë i fortë për të rinjtë, sidomos për vajzat që – siç thotë ajo – shpesh janë përballur me barriera dhe padrejtësi.
“Po dal si një vajzë e re për vendin tim, për rininë, për vajzat që u është mohuar e drejta për të ecur përpara.”- përfundoi ajo statusin e saj.
Komente

TI PO SHKON PËR DEPUTETE... POR SKE IDEN SE NË ÇA AMBIENTI DHE KU PO SHKON DO JESH THJESHT NJE KUKULL
Përgjigju