Zinedine Zidane

Kandidatët e parë për të zëvendësuar Zinedine Zidane te Real Madrid…

31 Maj 2018, 15:15| Përditesimi: 31 Maj 2018, 15:17

  • Share

Janë disa kandidatë për të marrë vendin e Zinedaine Zidane, me Real Madrid që do të ketë detyrën e vështirë të gjejë një pasardhës të “Zizou”, i cili fitoi tre Champions League radhazi që nga koha kur mori vendin e Benitez në janarin e 2016-ës.

Një nga emrat në listën e Florentino Perez është Joachim Low, trajneri i kombëtares së Gjermanisë, ashtu si ish-lojtari i “Los Blancos”, Guti, i cili është trajneri i ekipit të të rinjve.

Real mund të provojë të marrë edhe trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochettino, pavarësisht se argjentinasi ka rinovuar kontratën e tij për pesë vitet e ardhshme.

Në fund, një nga emrat e mundshëm është ai i Arsene Wenger, me francezin që i tha lamtumirë Arsenal pas 22 vitesh me klubin e londinez.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?