Demokratët e qarkut të Gjirokastrës kanë votuar ditën e sotme (e diel 27 shtator) për të zgjedhur kandidatët për deputete të Partisë Demokratike , që do të rreshtohen përballë socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Të drejtë vote në qarkun e Gjirokastrës kanë pasur 2860 demokratë për të zgjedhur 27 kandidatët që janë në listë. Konkretisht votat janë të ndara:
Në Gjirokastër 950 persona me të drejtë vote
Në Tepelenë 470 persona me të drejtë vote
Në Memaliaj 500 persona me të drejtë vote
Në Përmet 510 persona me të drejtë vote
Në Këlcyrë 430 persona me të drejtë vote.
Në monitorimin e procesit të votimit në qarkun e Gjirokastrës ka vajtur edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës kanë votuar për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Në garë janë 27 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.
Siç raporton gazetari i Report Tv, Piro Nase, në Gjirokastër procesi ka qenë i rregullt Pas numërimit të 480 votave që u gjendën në kuti, nuk pati asnjë kontestim emri, veçse u kalua lista e plotë me 11 emra.
Dega Gjirokastër
1.Adil Xhelili
2.Alije Kokalari
3.Altin Çomo
4.Antonela Lena
5.Beqir Gjika
6.Besnik Aliaj
7.Entela Shehaj (Fico)
8.Nikolla Zhulla
9.Roland Bejko
10.Shemsho Lamaj
11.Tritan Shehu
Dega Këlcyrë Dhe Dega Përmet
1.Arjan Kasaj (Këlcyrë)
2.Elda Xhunga (Këlcyrë)
3.Gerdjan Xhanari (Këlcyrë)
4.Joana Qirollari (Përmet)
5.Kastriot Sulka (Përmet)
6.Niko Shupuli (Përmet)
Dega Memaliaj
1.Arsola Muzha
2.Bujar Skëndo
3.Bukurosh Ajdini
4.Fatmir Zeka
5.Hatixhe Qendrai
Dega Tepelenë
1.Gramoz Qendro
2.Kristina Bardhi
3.Mehmet Veizi
4.Myzafer Elezi
5.Sokol Guga
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Siç raporton gazetari i Report Tv, Piro Nase, në Gjirokastër procesi ka qenë i rregullt. Pas numërimit të 480 votave që u gjendën në kuti, nuk pati asnjë kontestim emri, veçse u kalua lista e plotë me 11 emra.
Dega Gjirokastër
1.Adil Xhelili
2.Alije Kokalari
3.Altin Çomo
4.Antonela Lena
5.Beqir Gjika
6.Besnik Aliaj
7.Entela Shehaj (Fico)
8.Nikolla Zhulla
9.Roland Bejko
10.Shemsho Lamaj
11.Tritan Shehu
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka qenë i pranishëm në procesin e votimit të kandidatëve në degën e Partisë Demokratike në Gjirokastër.
Në një prononcim për mediat, Bardhi deklaroi se procesi ka ecur mjaft mirë dhe pritet të zgjidhen kandidatët më të mirë që do të futen në listat për kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike.
"Siç e shikoni, interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t’u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar.
Uroj shumë që deri në përfundim, procesi të shkojë pa probleme siç vijon deri në këto momente, dhe në fund të procesit të zgjidhen më të mirët. Pra ne të kemi mundësi të paraqitemi tek qytetarët e qarkut të Gjirokastrës me njerëzit më përfaqësues të tyre, me njerëzit më të ndershëm, më të mirë dhe që do të jenë përfaqësues real të interesit të qytetarëve dhe jo të interesit të partive politike, të kryetarëve të partive politike apo, siç ndodh me kundërshtarin tonë, të interesit të krimit të organizuar dhe të parave të pista të krimit të organizuar", thotë Bardhi.
I pyetur se si është bërë përzgjedhja e këtyre kandidatëve që janë futur në listë, Bardhi tha se: "Së pari, ka pasur një fazë të parë të procesit, ku secili prej anëtarëve të partisë ka pasur mundësi të propozojë emrat e kandidatëve për deputetë apo për kryetar bashkie. Dhe secili prej emrave që është në listën që është sjellë për konfirmim, ka qenë një emër i propozuar nga anëtarët e partisë. Më pas një komision i vlerësimit të kandidatëve ka bërë vlerësimin e tyre dhe ka sjellë për konsultim disa emra tek anëtarët. Sigurisht, që kjo nuk është lista finale e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie, do të ketë një fazë tjetër vlerësimi veçanërisht të integritetit të secilit prej kandidatëve, përsëri nga komisioni i vlerësimit dhe, më pas, do të ketë një filtër real vlerësimi të kontributeve në parti, veçanërisht gjatë këtyre 7 viteve në opozitë, nga kryesia qëndrore e partisë dhe më pas nga Këshilli Kombëtar.
Pra kjo nuk është lista finale e deputetëve, është lista e kandidatëve për të qenë kandidatë për deputetë.
Ajo që është e sigurt është që përfaqësuesit e Partisë Demokratike që do të jenë në listën finale për deputetë do të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetit të Gjirokastrës dhe të qarkut Gjirokastër."
Më tej ai u pyet edhe për pritshmëritë në këtë qytet, pasi qarku i Gjirokastër historikisht ka qenë një qark që ka synuar majtas.
"Ajo që unë kam vërejtur gjatë këtyre 7 viteve që qeverisemi nga Edi Rama, kam parë që jo vetëm Gjirokastra, por në përgjithësi i gjithë jugu ka qenë i diskriminuar. Ka munguar investimi, ka munguar vëmendja ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve. Ka munguar mbështetja biznesit. Edhe gjatë kësaj përiudhe pandemie siç keni parë, shumë nga bizneset në Gjirokastër, një qytet i mrekullueshëm dhe turistik, ka qenë në vështirësi çdo biznes për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Nëse sot dalim në qytet dhe i pyesim bizneset, nëse kanë marrë mbështetje nga qeveria, edhe pse i kanë dhënë votën Edi Ramës, përgjigja është një dhe e vetme: braktisje totale nga qeveria në këtë moment, ku qytetarët dhe bizneset kanë nevojë. Prandaj pritshmëria e PD, jo vetëm për Gjirokastrën, po për të gjithë Shqipërinë është një fitore e thellë. Përsa i përket qarkut të Gjirokastrës, ju siguroj, këtë e di edhe kundërshtari ynë, që opozita e bashkuar do të jetë fituese në qarkun e Gjirokastrës", deklaroi Bardhi.
Po Flamur Noken pse nuk e derguat ne Gjirokaster ishin bere bashke me Genc Rrulin, njeri I listes Greke, tjetri I listes Serbe.
PërgjigjuO idiot,nese Rama ka diskriminuar jugun ateher veriu nuk egziston fare.Rama ne 8 vite ka investuar e menduar vetem per jugun.Nuk do ket me Shqiperia nje kryeminister me jugor se Ramen
PërgjigjuGazmend e je me ter mend fitoren ? Do merrni ate qe nerutoni dhe te jesh i sigurte
Përgjigju