Kronikë

Militantët e PD-së bllokojnë një makinë në Dibër, Mziu: Nuk do të mbyllet me kaq, do të operojmë edhe fizikisht ndaj tyre (VIDEO)

22 Prill 2021, 16:42| Përditesimi: 22 Prill 2021, 22:35

  • Share

Një tjetër rast pengmarrje nga strukturat e PD-së është shënuar mesditën e sotme në Maqellarë të Dibrës. Kandidati i PD, Luan Haka dhe militantë kanë bllokuar dy qytetarë që lëviznin me automjetin e tyre me pretendimin se po shpërndanin para në këmbim të votave.

Grupi i PD ka mbajtur për afro një orë të bllokuar automjetin derisa ka mbërritur Policia e Dibrës dhe prokurorja e gatshme, Xhoana Mehmetaj.

Policia mësohet se ka sekuestruar këtë automjet, por ende nuk dihet se çfarë është gjetur brenda edhe pse drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu pretendon kishte karta identiteti dhe fotokopje të fletëve të votimit me emrin e kandidatin të PS, së Melaim Damzi.

Kryesuesi i listës në Dibër, Xhelal Mziu tha se strukturat e PD-së do jenë prezent kudo dhe se PD do të operojë edhe fizikisht ndaj tyre.

‘Kishte kartëmonedha të papërdorura, kishte 5 mln lekë të vjetra dhe kishte një listë, një numër të konsiderueshëm fletësh të mbushura me emra të kryefamiljarëve që janë me PD-në që do tu jepeshin lekë për të blerë votën. Kishte edhe fletëpalosje me emrin e kandidatit për deputet, Melaim Damzi. Ishte kompletuar me të gjitha materialet e nevojshme, se kujt do t’ja jepnin votën. Ishte prokuroria që bëri këqyrjen e mjetit dhe këto ishin konstatimet që u gjetën. Tani dihet se kush janë mjetet që shpërndajnë paratë, do të jemi prezent kudo në rrethin e Dibrës dhe do të bëjmë bllokimin e mjeteve. Nuk do të mbyllet me kaq, anëtarë dhe simpatizantë të PD-së do të operojnë edhe fizikisht ndaj tyre. Kjo është vazhdimi i asaj që kanë bërë në 2017.’- tha Mziu.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhaxhi xhelali: 23/04/2021 00:13

    Pasi i vuri kazmen kamzes do ti veje kazmen shqiperise...ikkkk o xhelal paj zotin...

    Përgjigju
  • Jaho: 22/04/2021 23:17

    E gjitha duket si nje loje e sajuar keq.

    Përgjigju
  • eli: 22/04/2021 21:25

    Informacion i sigurt!Eshte e gjitha e pergatitur.Personi i kapur eshte renegat.Keto sjena jane lene per javen e fundit te fushates.

    Përgjigju
  • Alb: 22/04/2021 20:32

    Me keto prokurore po qe do luftohet krimi sikur eshte ne pasarel mode hiq mor keto femrat nga prokuroria se lat nam.

    Përgjigju
  • Cubi: 22/04/2021 18:29

    Xhelali I zi ne krye te organizates terroriste sic eshte edhe vet foleja e shqupit. Shteti duhet te veproje menjeher dhe me forc kunder ketyre . monstrave te 97 qe duan Te ringjallen pas 25 vjetesh. Ketyre qenerve tu shk*** robt ku ti ken.

    Përgjigju
  • Beni: 22/04/2021 17:59

    O shtet,o Ed Rama,a keni ligje,a jemi shtet.Si nuk arrestohet Mziu me keto qe flet?Vetem shtet nuk behet Shqipnia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?