Kryetari i PD-së, Sali Berisha, teksa këmbënguli sot në konferencë se zgjedhjet ishin një farsë elektorale që nuk do njihej, u pyet edhe për periudhën e fushatës elektorale.
Një nga gazetarët e pyeti që nëse ishte në dijeni për disa kandidatë të PD, të cilët në takime elektorale pohonin se Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare.
Berisha tha:
"Tani, unë këto i marr krejtësisht të pavlerë. Sali Berisha udhëhoqi fushatën më të bukur të jetës së tij dhe se çfarë mund të ketë pëshpëritur njëri apo tjetri, ajo është puna e tyre. Por secili prej kandidatëve ka pasur për detyrë të bëjë maksimumin që mund të bënte, ndonëse Sali Berisha kishte deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Dhe ata të cilët besojnë se Edi Rama mund të bënte zgjedhje të lira dhe se farsa elektorale mund të fitohet, ata nuk njohin ABC-në e procesit zgjedhor", u shpreh ai mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Tjetërsimi i votave të kandidatëve të PD? Berisha: S’bëjmë padi, Dumani i bën turshi në SPAK! Shqipëria toka e kokainës! Spirogjoka... (VIDEO)
A.Q/r.k./ReportTv.al
