Kryeministri Edi Rama komenton listën me 186 kandidatë të PS, ndërsa theksoi se në lista të mbyllura kanë vendosur figura të reja politike. Rama thotë se i kanë shfrytëzuar listat e mbyllura për hapjen e partisë.
“Skuadra jonë kombëtare është diçka komplet tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes qysh nga viti i shkuar në shtator. Kur kemi vendosur drejtuesit politikë të qarqeve, fillojnë dhe bëjnë të gjithë punën studimore të territorit të potencialeve dhe bashkëpunojnë me komunitetet, me aktorë dhe faktorë për të evidentuar kandidaturat më të përshtatshme dhe të mundshme. Jo të gjithë ata që janë kontaktuar kanë pranuar të futen në politikë. Kemi rilancuar platformën deputeti që duam, e bëmë të parën provë në 2021, ishte hera e parë, patëm rreth 500 e kusur aplikime. Pastaj të gjithë këtyre që aplikuan iu drejtuam me një proces të dytë seleksionimi, dhe nga ky seleksionim dolën rreth 250 individë që iu dhanë mundësinë të hyjnë në terren dhe të punojnë në terren. Platforma na ka sjellë një risi të madhe.
Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë, për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitete e brendshme në territor nga pikëpamja e qasjes organizatave janë të tilla që e pengojnë hapjen, ne duhet ta imponojmë në një moment kyç, duke i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që përndryshe nuk do të futeshin dot”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Listat e mbyllura, hapje 'brutale' e PS! 'VIP-at' e kënetës s’i do më as PD, iu arratis dhe 'gjeli i Peqinit'
SI.E./I.M/ReportTv.al
