Kryeministri Edi Rama, teksa ka komentuar gjatësinë e tij, ka thënë me nota humori se është 8 cm më i gjatë se presidenti Donald Trump.
'Nuk e di, por sigurisht në Evropë. Milo Gjukanoviq, ish-presidenti i Malit të Zi, ishte gjithashtu “shumë i gjatë”, por nuk është më në detyrë. Jo, 1.98 metra. Si Friedrich Merz. Tetë centimetra më i gjatë se Donald Trump. Është e mundur. Unë di një statistikë që thotë se kandidatët fizikisht më të gjatë fitojnë fushatat zgjedhore rreth 80 për qind të kohës', tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama për revistën gjermane: Në shtëpi kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë! Projekti i Kushner po ecën! Si i shpëtova sulmit në '97-ën
S.B/ReportTv.al