Kandidatët për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit nesër 4 orë në makinën e së vërtetës

17 Shkurt 2020, 11:51| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 16:30

  • Share

TIRANE-Nesër deri ditën e premte do të zhvillohet faza e testimit me makinën e së vërtetës (poligrafin) për 8 të kualifikuarit për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Seancat do të zhvillohen pranë SHÇBA-së tek ministria e Brendshme dhe do të zgjasin nga 2 deri në 4 orë për cdo kandidat. Testimi mbyllet të premten dhe më pas SPAK-u do të përzgjedhë një nga tetë garuesit për t'ia përcjellë KLP-së për ta emëruar kreun e ri të BKH-së. Sipas ligjit kreun e BKH-së e zgjedh Këshilli i Lartë i prokurorisë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. 

Lista e 8 kandidateve te kualifikuar
1-Aida Veizaj (Hanaj)
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

Ardian Çipa,Idajet Faskaj, Lindita Nushi, Artur Beu



 

Baza ligjore per zgjedhjen e kreut te BKH-se

Por çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik. Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate. 

Aparati i Poligrafit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durres....: 17/02/2020 16:20

    A do te kaloj valle ishe Drejtuesia e Policise Kufitare,apo do ti dalin eurot pereseri nga Porti Durres.Sa paska rren policia tek nje femer,pa moral dhe pa integritet!!!

    Përgjigju
  • Durres: 17/02/2020 16:16

    Vallle a do e kaloj ishe Drejtoresh e Portit, makinen e se vertetes......apo do ti dalin eurot nga porti prap....A e kuptoni o pupulll se ku ka ren policia tek nje femer pa moral dhe pa integritet.....

    Përgjigju
  • Ca thu: 17/02/2020 15:26

    Gentian shehaj ky si i ndershwm dukej ne vl thoshin smerte lek vetem nga leket qe kishin ne dispozicion nga spiun sa e ngjyente po gomenet prap iknin ose qe i pa afte ose mbyllte nje sy me urdher nga lert

    Përgjigju
  • Bosi: 17/02/2020 13:30

    Po po futjani pordhes tani do e shikojm si eshte poligrafi ne realitet vall keta te jen njerez te ndershem se di si njof po kam degjuar qe nja 2 nga ata emrat jan per grup te strukturuar qelbesira te kalibrit te lart njerez te peshtir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?