Momenti i sulmit

Bota

VIDEO/ Kandidati francez për president sulmohet në tubimin e tij të parë të fushatës! Një protestues e tërheq me forcë dhe e godet

6 Dhjetor 2021, 14:43| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 14:47

  • Share

Kandidati i ekstremit të djathtë për president në Francë, Eric Zemmour është sulmuar në tubimin e tij të parë të fushatës.

Ndërsa 63-vjeçari lëvizte mes turmës për të shkuar drejt podiumit e për të mbajtur fjalën e tij, një burrë e kapi për nga qafa përpara se oficerët e sigurisë të ndërhynin. Sipas mediave të huaja ai ka pësuar lëndime te kyçi i njërës dorë dhe se mjekët i kanë rekomanduar 9 ditë pushim.

Ish-gazetari dhe eksperti njihet për pikëpamjet e tij të diskutueshme mbi emigrantët dhe Luftën e Dytë Botërore.

Zemmour njoftoi të martën kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022. Ai është në garë me Marine Le Pen.

Incidenti në të cilin  Zemmour u sulmua u pasua më pas nga disa përleshje të dhunshme. Rreth 10,000 njerëz thuhet se dolën në tubim, me mijëra demonstrues kundër politikanit të ekstremit të djathtë, dhjetëra prej të cilëve u arrestuan.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?