Enri Çeno

Kandidati i Bashës në Durrës mashtroi bankën për një kredi 80 mijë euro, babai gjyqtar nuk justifikoi 4 apartamente

13 Tetor 2020, 20:41| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 21:23

  • Share

TIRANË- Procesi i votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike u ‘damkos’ nga një skandal i paprecedentë. Para votimit ishin 27 kandidatë të kualifikuar nga komisioni ‘Nishani’, ndërsa pas votimit dolën 28 kandidatë, duke shtuar në mënyrë të dyshimtë emrin e Enri Çenos. Ky i fundit është djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i dënuar për korrupsionin dhe i shkarkuar nga Vetingu për mashtrim, fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë. Gjatë hetimit të pasurisë së Petrit Çenon, ka dal në pah edhe emri i Enri Çenos, i projektuar nga Lulzim Basha si kandidat për deputet. 

Sipas dosjes, Enri Çeno ka mashtruar bankën “Societe Generale Albania” në lidhje me destinacionin dhe përdorimin e një kredie me vlerë 80 mijë euro, duke lënë si garanci pronat e babait, Petrit Çeno. Enri Çeno e ka marrë kredinë për strehim në vitin 2012, ndërkohë që po atë vit detyrimet për këstet e kredisë ia kalon një kompanie, ku ai pretendon se është aksioner me 33 %. Enri Çeno ka deklaruar se shlyerja e kredisë do të bëhet nga kompania, por Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Çeno nuk ka deklaruar asnjë të ardhur si aksioner në këtë kompani. Kandidati i PD ka paguar vetëm 7 mijë euro këste për kredinë 80 mijë euro në vitin 2013. Edhe këtë shumë e ka deklaruar në kushtet kur kishte pohuar se kredinë ia kishte kaluar biznesit të tij. 

Ndërkaq, nga dokumentacioni e depozituar nga banka, është konstatuar se detyrimi i kredisë paguhej në një llogari 3 emërore, në emër të Pertit Çenos, bashkëshortes së tij si dhe të djalit të tyre, Enri Çenos. Si konkluzion, në dosje thuhet se Enri Çeno kryer deklarim të rremë ndaj “Societe Generale Albania”, në lidhje me përdorimit të kredisë, ka mungesë të dokumentacionit ligjor justifikues për të vërtetuar likuidimin e kësteve të kredisë nga kompania ku është aksioner si dhe ka bërë deklarime të rreme.  

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se Enri Çeno ka qenë aksioner në 5 kompani, gjë që nuk është deklaruar nga babai i tij gjyqtar, Pertit Çeno. Komisioni i Vetingut ka konstatuar gjithashtu pasaktësi në deklarim në lidhje me vlerën dhe mënyrën e pagesës së automjetit “Renault Megane”, në vlerën e deklaruar 18,500 euro.  Ndërkaq, sipas dosjes së shkarkimit, gjyqtari Pertit Çeno nuk justifikon dhe ka bërë deklarata të rreme për një apartament 98 m2 dhe garazh 22 m2, për një apartament 79 m2, për një tjetër apartament 144 m2, apartament 91 m2 si dhe nuk ka provuar mënyrën e fitimit të një tokë ullishte me sipërfaqe 3 mijë m2. 

Konstatimet e Vetingut për pasurinë e Enri Çenos

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 14/10/2020 09:16

    Nuk varet gara nga 1, 2 apo 10 kandidate, por nga lidershipi i partise. Luli eshte nje deshtak klasik ne çdo pune qe ka marre persiper. Mbi edhe rreth tij rrijne 3 emrat me te urryer per shqiptaret, Sali Berisha dhe familja presidenciale. Pak me poshte tij qendrojne klloune si Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Shpetim Idrizi. A votohen keta dhe neser t'i kesh ne krye te vendit?

    Përgjigju
  • 007.: 14/10/2020 07:05

    P.D. Parti e vrasesve dhe haidutesh.

    Përgjigju
    • 008: 14/10/2020 07:34

      Ke harruar dhe nje vecori shume te rendesishme. PD parti injorantesh dhe pederastesh.Sa te jet Lyl shslngjitm dhe Gaz dylberin, Pd do fitonje nje pras ne b.....

  • Meni: 14/10/2020 00:30

    Ky është djal i mir, por ka babain super të korruptuar. Çfar lind nga macja, gjuan mij. Z. Basha, harroji 6 vota të familjes time në Durrës. Kisha dëshir të votoja për ndryshim këtë rrallë. Harroje, 1000 herë Ed Rama se sa hajdut e kriminel

    Përgjigju
  • Ik re klluf: 13/10/2020 23:05

    Vetem nji kerkese kisha per kryesine e PD: bojini nji test antidroge kti tipit, natyrisht ate te flokut dhe do mallkoni veten se ca kandidoni, meqe ra fjala bojini dhe nr2 ne listen e durresit Arlind boshkut qe tpaktem te qajme me ca kandidoni ju ne Durres, se deri tashi na keni bo me qesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?