Kandidati Zija Ismaili në rrugën që po ndërtohej

Kandidati i Berisha-Meta akuzoi për ‘asfalt elektoral’ në një rrugë, reagon Bashkia Berat: Bllokuan punimet, projekti ishte i FSHZH

11 Maj 2023, 13:35| Përditesimi: 11 Maj 2023, 13:40

  • Share

Në orët e vona të natës së djeshme një “përplasje” ka ndodhur në Berat, për shkak se kandidati i Berisha-Meta për Bashkinë Zija Ismaili shkoi për të denoncuar sipas tij hedhjen e ‘asfaltit elektoral’ në një rrugë në Velabisht. Kandidati Ismaili pretendonte se është njoftuar për ngjarjen nga banorët dhe menjëherë ka shkuar në vend ku ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet.

"“Në njësinë administrative të Velabishtit, një nga njësitë më të mëdha në Berat. Po kthehesha nga një takim elektoral dhe më thonë që ka një denoncim nga qytetarët se në Velabisht ka ardhur një mjet pa targa që po hedh bitum. Është hera e dytë që e bëjmë këtë denoncim", shkruan ai. 

Por kjo është konsideruar një gënjeshtër e madhe nga Bashkia e Beratit e cila e akuzon kandidatin Ismaili se ka penguar punën për shtrimin e rrugës. Sipas bashkisë kjo rrugë po ndërtohet tërësisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nënkontraktuesit e tij.

“Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës i ndjekur nga grupi që e rrethon në padije të theksuar ndaj projekteve për Beratin është përpjekur mbrëmë të ndalojë punën për zhvillimin e një zone dhe vazhdimin e projektit për rehabilitimin e rrugës së njësisë Velabisht, një rrugë jetike për banorët e kësaj zone. Z. Ismaili dhe disa ndjekës te tij bllokuan dje me arrogancë dhe në mënyrë të paligjshme punën për shtrimin e rrugës së Velabishtit.  Prej vitesh bashkia e Beratit i ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për këtë rrugë të shumëpritur për banorët e Velabishtit për shkak të kushteve të vështira të saj.  Çdo punim që po bëhet në këtë rrugë, bëhet nëpërmjet marrëveshjes përkatëse së Bashkisë Berat dhe FSHZH si dhe lejes së dhënë”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Beratit.

Bashkia e drejtuar nga kandidati socialist, Ervin Demo, ka theksuar se në Berat momentalisht janë 4 projekte të mbështetura nga FSHZH duke u implemetuar dhe një prej tyre është edhe rruga e Velabishtit.

“Bashkia e Beratit është 24 orë në punë në çdo ditë në këto 4 vite dhe do të vazhdojë të jetë 24 orë, ditën dhe natën, për të përfituar dhe implementuar projekte të tilla për përmirësimin e infrastrukturës së Beratit, ndryshe nga ata që dalin natën për të bllokuar zhvillimin e tij.  Bashkia është dhe do të jetë çdo ditë në shërbim te qytetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.  Ky eshte modeli qe ka ndryshuar rrënjësisht Beratin këto 4 vitet e fundit dhe një gjë është e sigurt, nuk ka më kthim mbrapa. Banorët e njësisë Velabisht i shohin me neveri këto veprime primitive dhe e kanë të qartë se cilin prej dy modeleve do të zgjedhin në 14 maj”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Beratit.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kirasiani: 11/05/2023 13:45

    Po normal qe asfalt elektoral eshte! Por edhe ne Shkoder gjith gropat u mbyllen per fushat dhe as kush nuk peotestoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?