Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka zhvilluar një takim ma banorët e fshatit Tapi, ku ndër të tjera ka ngritur akuza të forta ndaj kundërshtarit të tij në garën për bashkinë e Kuçovës.
Ai u tha banorëve të këtij komuniteti se kandidati i Partisë Socialiste e njëherazi dhe kundërshtari i tij për kryesinë e bashkisë Kuçovë, është sipas tij një njeri i paformuar dhe i pashkolluar që shëtit dhe ndërron makinat me shuma marramendëse.
Maliqi tha gjithashtu se ky kandidat bashkë me familjarë të tij ka abuzuar me terndera të ndryshëm, duke përvetësuar shifra të pafundme dhe duke paguar SPAK për të fituar çështjet në gjykatë.
“Nuk kam frikë nga kandidati i Partisë Socialiste sepse ai është më injorant se një me 8 klasë shkollë, flet nga posti i ministrit Çuçj se nuk di të flasë. Partia Socialiste u pyet për kandidat, jo për faturino me 8 klasë, i cili ndërron makinat 200 mijë euro. Një njeri që shtron rrugët me çakull gjatë fushatës nëpër fshatra që e merr nga kodrat e Dimalit dhe çon lekë nëpër shtëpia. Mori ujësjellësin e Lumasit, e rreh popullin, gratë, burrat dhe fëmijët me polici. Se ky nuk ka grua, nuk ka motër, djalë, nënë vetë dhe në një zonë pa leje mjedisi shkon paguan SPAK e merr çështjen pas denoncimit në gjykatën e shkallës parë. I jep firmës kontraktore 500 mijë euro dhe të tjerat i fut në xhep. Nuk është vetëm kjo nipi i tij, që merr tender 36 milion lekë çdo vit por edhe krushku i tij ", tha Maliqi.
Më tej ai u zotua se do i vë kryqin këtij korrupsioni dhe do të punojë në përmirësimin e kushteve të jetës për çdo banor, i cili ka vuajtur mungesat e nevojave bazike.
Lajmi kryesor:
Edhe dy ditë fushatë, kandidatët në terren, takime me qytetarët
M.T//ReportTv.al