Denoncimi/ Kandidati i koalicionit Berisha-Meta: Kemi ndaluar furgonin e kandidatit të PS, e ka mbushur me ushqime për të blerë vota për 14 majin

17 Prill 2023, 23:05| Përditesimi: 17 Prill 2023, 23:21

  • Share

HAS- Kandidati i koalicionit, Berisha-Meta Miftar Dauti ka ndalur furgonin e dy djemve të kandidatit të PS, Halit Mulaj. Dauti pretendon se në këtë furgon dy djemtë e kandidatit të PS kanë ndihma ushqimore të cilat do i shpërndanin tek qytetarët e zonës. Sipas tij, me këto pako kandidati i PS po përpiqet të blejë votat për zgjedhjet e 14 majit.

“Po rrinim në qytet dhe furgoni i djalit të kandidatit të PS ishte mbushur me ndihma. E kemi ndaluar furgonin. Kemi njoftuar policinë dhe janë këtu. I kemi kërkuar policisë që ta hapë furgonin, por ende nuk është hapur. Po presim të vijnë edhe mediat. Me këto ndihma kandidati i PS po tenton të blejë votat në Has, po përdor të gjitha mjetet. Shfrytëzon postin edhe duke shkuar nëpër shtëpitë e familjarëve duke blerë vota. Kërkojmë të hapet furgoni. Ta shohim ca ka, edhe në të bindemi për vërtetësinë e denoncimit tonë”, tha ai.

Policia ende nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar mbi këtë çështje. Në videot që sjell Report Tv, efektivët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por deri më tani nuk janë hapur pakot. Dauti në një prononcim për mediat tha se kërkon që policia të hapë furgonin dhe të shuajnë dyshimet nëse brenda ka ndihma me efekt për të blerë votat.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 18/04/2023 04:33

    Hiqeni kete trendyn albanez,ku njerez te ndryshem,ne kete rast kandidati me banden e tij,ndalon makinen e banditit kundershtar se ka ushqime etc.Do plasi arma ndonje dite per kete muhabet.E vetmja qeka te drejte per te ndaluar eshte Policia-o maloke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?