Kandidati i çiftit Berisha-Meta kallëzim në SPAK për 'rivalin' e tij në Bashkinë Vorë: Ka abuzuar me tenderin e pastrimit, zhvati 2.3 mln euro

3 Maj 2023, 11:11| Përditesimi: 3 Maj 2023, 11:26

  • Share

TIRANË- Pak para zgjedhjeve të 14 majit, kandidati i çiftit Berisha-Meta, Indrit Hoxha ka zgjedhur të mos ketë posterë ndryshimi apo programe por ka kallëzuar në SPAK rivalin e tij për Bashkinë Vorë.

Sipas tij, kreu i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera ka abuzuar me një tender pastrimi duke përfituar një shifër me vlerë të majme prej 2.3 milionë euro. Hoxha u paraqit sot në SPAK dhe u bëri thirrje edhe çdo organi tjetër hetimor të hetojë pasurinë  e tij dhe të familjarëve të tij, ashtu sikurse edhe të Blerim Sherës.

Indrit Hoxha nënvizon se beteja e nxehtë për Bashkinë Vorë vjen si pasojë e abuzimit dhe vjedhjes në këtë zonë.

 “Sot kam bërë kallëzim të parë penal për një aferë korruptive në Bashkinë  e Vorës me vlerë 2.3 mln euro në shkelje ligjore.
I bëj thirrje Dumanit të nisë mbledhjen e dokumenteve të këtij krimi ekonomik që është bërë në kurriz të qytetarëve.

Koha e vënies dorë te taksat e qytetarëve duhet të marrë fund. Inkurajoj qytetarët shqiptar të denoncojnë te DEA. Vora ka qenë betejë e nxehtë elektorale dhe kjo ka ardhur nga abuzimi dhe vjedhja e bashkisë Vorë. I bëj thirrje SPAK dhe çdo organi tjetër hetimor, të hetojë pasurinë time dhe familjarë të mi por edhe të kryetarit të Bashkisë Vorë. Drejtësia do bëjë drejtësi.

Bëhet fjalë për tenderin  e pastrimit, i cili është në vlerën 2.3 mln euro. Sot Vora është bashkia më e pistë e Republikës, kam kallëzuar kreun e Bashkisë Vorë Blerim Shera.”- tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që kandidati i Foltores akuzon Blerim Sherën se ka abuzuar me tenderat.

Pak kohë më parë, në një deklaratë për mediat Indrit Hoxha ka akuzuar se janë dhënë tendera korruptivë nga Bashkia Vorë të padobishme për qytetarët e zonës.

Hoxha pretendon se gjatë katër viteve janë dhënë janë dhënë 11 procedura prokurimi me vlerë 14 milion euro dhe i bëri thirrje SPAK që të hetojë këto tenderë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?