Kandidati çiftit Berisha-Meta për Kukësin, Admir Sinamati ka zhvilluar një deklaratë me banorët e Kukësit.
“Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Kukës, Pandeli Majko në kohën kur ishte kryeministër i Shqipërisë, Kukësit i ka larguar plotë 12 milion dollarë investime të donacioneve, para të cilat i dërgoi në rrethet e tjera të vendit.
12 milion dollarë investime po bëheshin nga dashamirësia e Presidentit të SHBA-së Bill Klinton si shenjë solidariteti me gjestin e madhe human që bënë banorët e Kukësit në përballimin e eksodit masivë të Kosovës në 1999”- tha ai.
Kjo ishte deklarata e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Kukësit Admir Sinamati në takimin e zhvilluar me banorët e lagjes Nr.4 dhe 6 të qytetit.
Më tej, Sinamati u bëri thirrje qytetarëve kuksianë mos të gënjehen nga mimika e personave publik të krahut të majtë, që historikisht e kanë braktisur dhe lënë në harresë Kukësin.
Lajmi kryesor:
Dita e 14-të e fushatës! Kandidatët për kryetarë bashkie takime me banorët! Sako: Do nis punën nga zona e Durrësit të ri! Cara premton vëmendje për taksat vendore
G.MO/r.k./ReportTv.al