Ismail Uka, kandidati i koalicionit të Berishës e Metës për bashkinë e Dibrës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, thotë se bashkia është në prag falimentimi. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Uka u shpreh se në 8 vite të drejtimit të bashkisë nga socialistët, thotë se bashkia ka një borxh prej 4 miliardë eurosh. Uka më tej theksoi se ndarja me njësitë administrative ka sjellë edhe një shkëputje të qeverisjes vendore në kuadër të shërbimit ndaj qytetarëve.
‘Dibra qeveriset nga Rilindja dhe në këto dy mandate janë drejtuar me 6 kryetar bashkie. Me ndarjen e re administrative nga ana tjetër në 8 vite të qeverisjes së Rilindjes pushteti lokal nuk është njerë fare. Në këto 8 vite njësitë administrative ka sjellë një shkëputje të qeverisjeve vendore dhe shërbimeve për qytetarët. Aktualisht bashkia Dibër rezulton që është në prag të një falimentimi. Ka një borxh prej 4 mld lekët. Është një borxh ndaj të tretave. I llogaritur sipas buxhetit të bashkisë, i bie që për 4 vite rresht bashkia Dibër ti mbyllë dyert e saj. Kemi një bashki që drejtohet nga një kryetar që e drejton bashkinë nga Tiranë. Një bashki që në rastin konkret është pa bashki. Bëhet fjalë për një model që të jetë nga bashkia e kryetarit tek bashkia e qytetarit. Një nga sfidat kryesore të këtij modeli që ne ofrojmë është vendosja e administratës në efiçencë.’- tha Uka.
Për gazetarin Arbër Hitaj, Uka u shpreh se shumë të rinjë po largohen nga keqqeverisja, ndërsa premtoi që do të hapë vende të reja pune me qëllim, frenimin e largimit të të rinjve.
‘Shumë të rinj janë larguar nga keqqeverisja. Sfidat e Dibrës janë dy, dhe sfida e parë është frenimi i largimit të të rinjve. Në prioritete e mia pikës së pari është punësimi i të rinjve. Kam ftuar të rinjtë se çdo i ri që ka përfunduar studimet është mirëpritur që të bëhet pjesë e këtij ndryshimi dhe pas 14 majit është ftuar që të bëhet pjesë e administratës së bashkisë. Do t’i ndihmojë të rinjtë që të bëhen pjesë e tregut të ri të punës.’- u shpreh Uka.
Ismail Uka është kandidat për bashkinë Dibër me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, e sipas tij ai ka mbështetjen e gjithë anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD-së.