Kandidati i PD, Luan Hoti bën gafën e radhës: Na mbytën plehrat! Durrësi në verë vizitohet nga 400-500 turistë (VIDEO)

22 Shkurt 2022, 18:45| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 18:49

  • Share

Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Durrës, Luan Hoti, ka bërë lapsusin e radhës. Gjatë takimit me demokratët e qytetit bregdetar, Hoti tha se Durrësi gjatë verës është vizituar nga 400 deri në 500 turistë, shifra të cilat s'janë fare korrekte.

“Çfarë ndodhi gjatë verës së vitit të kaluar. U mbytem nga plehrat, në një qytet që gjatë verës i vinë 400-500 turistë.”-tha Luan Hoti.

Gafat me shifrat duket se po ndjekin njereëzit e Bashës, i cili jo pak herë ka bërë të tilla lapsuse në llogaritje.

Ndërsa pak ditë më parë, në një takim tjetër në kuadër të fushatës elektorale, Luan Hoti u bë lëmsh dhe s'po dinte çfarë fliste.

“Besoj nuk do e kem problem sepse babai, bashkëshorti i nuses time, babai i fëmijëve, babai i tyre është i orientuar në një fushatë pozitiviste. Nuk mendoj që edhe kundërshtarët e tjerë do të merren me probleme familjare”, tha Hoti.

 19 shkurt u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Dibrës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 22/02/2022 21:06

    Hajt dru me pre!

    Përgjigju
  • Lida: 22/02/2022 19:13

    Si ka mundesi qe ky pretendon per kryetar bashkie?Luani,cope idioti,injorant klasik.Tmerr me e mendu jo me e vendos per kandidat.Po Lul caraci si e ka vendos?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?