Politikë

'Një kryetar që humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen, e thotë neni', Berishës i vjen 'goditja' nga kandidati i PD për deputet në Shkodër, Tedi Kopliku

22 Maj, 19:16| Përditesimi: 22 Maj, 20:20

  • Share

Ish-kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, tedi Kopliku ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së pas rezultatit zgjedhor, duke e cilësuar çështjen e dorëheqjes së Sali Berishës si të dorës së dytë përballë sfidave që ka vendi.

Kopliku ka thënë për Report Tv se PD duhet të përqendrohet te verifikimi i zgjedhjeve dhe jo te emri i kryetarit, edhe pse ka thënë se neni është i qartë ‘që kush humb zgjedhjet’ jep dorëheqjen.

“Supozojmë që ne menjëherë ndalojmë çdo aktivitet politik dhe shkojmë në forumet e Partisë Demokratike dhe thërrasim ‘zgjedhje’ për kryetarin e PD. Kjo është një mungesë përgjegjshmërie politike që Partia Demokratike e ka treguar në 30 vite që nuk e ka, që me u marrë me hallin më të vogël që kanë shqiptarët, me kryetarin e PD-së. Për mua është periferike dorëheqja e Berishës. Ne duhet të vërtetojmë atë që themi. Në Francë është Ministria e Brendshme që vërteton nëse janë zgjedhjet e lira, por duhet të ishte Prokuroria.” -tha Kopliku.

Kopliku tha se dorëheqja e shqiptarëve nuk është halli i Berishës.

“Supozojmë se ne hyjmë në zgjedhje pa Berishën. Do merremi ne vetë me çështjen tonë të brendshme, po nuk është halli i shqiptarëve.”-tha Kopliku.

Nga ana tjetër Kopliku nënvizon se statuti është i qartë dhe se do ta kërkojë këtë në forumet e PD-së. 

“Një kryetar që humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. E thotë neni. Është krejt e thjeshtë po e thotë neni. Edhe kjo do thuhet në forume dhe unë do ta them.”-tha Kopliku.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Partia: 22/05/2025 21:32

    Tedi Kopliku e meriton kandidat per kryetar te PD , figure shume e afte korr fitore te padiskutueshme

    Përgjigju
    • Propartia: 22/05/2025 22:56

      Korr fitore Po ska CA korr se ja korren tjert

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?