Foto ilustruese

Politikë

Kandidati i PD për Bashkinë Kavajë: Në shkollë dhe gjimnaze nuk ka ngrohje! Po mësojnë me dorashka kapuç dhe xhup

7 Shkurt 2023, 18:23| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 18:27

  • Share

KAVAJË- Kandidati i PD për Bashkinë Kavajë, Fisnik Qosja ka denoncuar mungesën mungesën e ngrohjes në shkolla e gjimnaze.

Qosja shkruan se ka pasur shumë mesazhe nga nxënës të cilët thonë se në shkolla nuk kanë kushtet më bazike siç është ngrohja.

“Kam marr shumë mesazhe  për mungesën e ngrohjes dhe kushteve bazike në shkolla dhe gjimnaze! Kaloriferët e akullt të shkollave dhe gjimnazeve të inaguruara vitin që sapo lamë pas janë veç fasada e babëzisë dhe paaftësisë së drejtuesve të Bashkisë së sotme. Në shkolla nuk ka as kaldaist e asnjë investim për lëndën e parë! Nxënësit dhe mësuesit ngrijnë nga të ftohtit.

Rilindja vijon me punësimet fiktive të çdo lloj dallkauku e paraziti, harxhon para publike për ngrohjen e zyrave elektorale në vend që paratë të përdoren për lëndën e parë (pelet, gaz etj). E ndërkohë shkollat e gjimnazet sajdisen me ashkla e tallash si në kohën e qëmotit, ose pa ngrohje fare në rastin më të keq.

Rilindja duhet të kuptojë që qytetarët dhe bizneset presin që tarifat e kripura që paguajnë t'i kthehen në shërbime.

I bëj thirrje drejtuesve dhe nëpunësve të Bashkisë Kavaje, ta lënë për një moment komoditetin e zyrave të tyre të ngrohta, të mbyllin "dyqanet" elektorale që mbahen hapur me zor me paratë e taksapaguesve,  "t'i heqin duart nga xhepat" dhe të zbresin në terren për të bërë detyrën për sigurimin e ngrohjes me çdo kusht për nxënësit dhe mësuesit, të cilët rrinë me dorashka kapuç dhe xhup në klasat e shkollave.

Për turpin e ketyre të babëziturve të paaftë kjo ështe Shqipëria e vitit 2023”, shkruan Qosja.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?