Belind Këlliçi, Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës,

Politikë

Belind Këlliçi takon banorë: Taksat janë të larta, nuk ka parqe, parking dhe hapësirat publike janë të zëna

26 Janar 2023, 15:41| Përditesimi: 28 Mars 2023, 10:11

  • Share

Kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në vijim të takimeve me banorët e kryqytetit, u ndal në Njësisë 10, në rrugët “Myslym Shyri“, “Ibrahim Rrugova“ dhe “Rr. Kavajës“  dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Sipas diskutimeve të tij me banorët, taksat e larta ishin shqetësimi kryesor i bizneseve në këtë zonë.

“Mbledhja e këshillit bashkiak duhet të jetë dhe ulje taksash“, tha një tregtar.

Ndërsa përsa i përket zënies së hapësirës publike, qytetarët janë të shqetësuar pasi rrugët dhe dyert e bizneseve janë të zëna nga skela ndërtimi.  Sipas tyre, varfëria shihet kudo në kryeqytet, edhe në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, ku bizneset e vogla hasin të njëjtat vështirësi si në vendet periferike apo rurale. Këtë e dëshmoi një prej tregtarëve, i cili i pyetur nga kandidati i PD për Tiranën Këlliçi, tha se ka tentuar ta mbyllë disa herë aktiviteti e tij për shkak të borxheve të banorëve.  Mungesa e hapësirave publike dhe në veçanti parkimi ishte një nga shqetësimet e vazhdueshme që banorët e zonës i shprehën kandidatit Belind Këlliçi.

“Na duhen parqe për fëmijët sepse shkojmë përditë nga liqeni duke kërkuar parking“, tha një qytetar.

“Nga ana tjetër e shef atë tjetrin në televizor: Po bëj parqe, po bëj lojra“, ironizoi një tjetër banor.

Me anë të takimeve të përditshme dhe bisedave në terren, kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi po zhvillon një tur  dëgjimi në kryeqytet me qëllim që kërkesat specifike t’i dëgjojë nga vetë qytetarët.

F.D/K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • andy: 27/01/2023 02:55

    e vertete eshte,,taksat jane shume te larta ne shqiperi,,tvsh eshte 20 %,,kur ne itali,,luksemburg,,austri,,,irlande apo ne ndonje shtet tjeter tvsh per produktet ushqimore eshte 4-5%....turp...po ku shkojne keto taksa...asnje nuk e di,,,,akoma jemi pa uje ne tirane ,,,vidhen nga alda kloset...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?