Në kuadër të fushatës elektorale, kreu i PR-së , i cili është kandidati i renditur i shtati i 'Aleancës për Ndryshim' në Qarkun Tiranë, Fatmir Mediu, zhvilloi takime me banorë dhe biznese në fshatrat Kalush dhe Zhabjak të Rrogozhinës.
Mediu theksoi sukseset që ka pasur Shqipëria me liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Ndër të tjera u bëri një thirrje qytetarëve që të votonin kundër shpifjes, padrejtësisë dhe mohimit që u është bërë shqiptarëve në këto 8 vite.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të reflektonin mbi përgjegjësitë që kanë dhe vuajtjet që populli shqiptar ka kaluar ndër vite, të dilnin dhe të votonin masivisht pavarësisht bindjeve dhe të mendonin për të ardhmen e vendit dhe të familjarëve të tyre.
“Të rikthejmë edhe njëherë dinjitetin dhe vlerën tonë si qytetarë dhe si komb, që mundësisht ne, si shqiptarë që flasim shumë për kombin shqiptar, të jemi shqiptarë të bashkuar nesër në Europën e bashkuar”, tha ai.
Komente
