Kandidati i PD-së për Tiranën: Do ketë mundësi strehimi për të gjithë, e pafalshme të kemi të pastrehë ndërsa 40 mijë apartamente qëndrojnë ‘stok’

11 Maj 2023, 16:51| Përditesimi: 11 Maj 2023, 17:01

  • Share

1683817017_bejkoalibeaj.jpg

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko i shoqëruar nga kryetari i komanduar i PD-së, ka mbajtur një takim me qytetarë dhe anëtarë të Këshillit Atlantik të formuar pak ditë më parë ku ka prezantuar programin e tij për kryeqytetin nëse zgjidhet kryebashkiak në 14 maj.

Ai tha se programi do të fokusohet edhe në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve duke bërë që të rriten sipërfaqet me gjelbërim. Duke folur për politikat sociale, Bejko tha se askush në kryeqytet nuk do mbetet i pastrehë ndërkohë që mbi 40 mijë apartamente kanë mbetur stok si pasojë e çmimeve të larta, për shkak se ndërtohen për pastrimin e parave të pista.

“Është e pafalshme që në Tiranë kemi 0.8 m katrorë gjelbërim për individ ndërkohë që minimumi është 10 m katrorë gjelbërim për individë.  Në vëzhgimet e fundit rezultoi se ndotja e ajrit është 2 herë më e lartë se mesatarja e BE-së dhe për pasojë janë rritur sëmundjet kancerogjene.

Mundësi strehimi për të gjithë, është e pafalshme që 32 vite pas rënies së komunizmit ende në Shqipëri kemi të pastrehë ndërkohë që kemi mbi 40 mijë apartamente të tjera të mbetura stok. Cmimet janë marramendëse për shkak të pastrimit të parave. Ulja e taksave për ndërtesat, do na ndihmojë”- u shpreh Bejko.


Lajmi kryesor:

Edhe dy ditë fushatë, kandidatët në terren, takime me qytetarët


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?