Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, e cila pritet të mbyllet sot në të gjitha qytetet dhe bashkitë përkatëse, në Lezhë kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki është ndalur në një takim me banorët e Shëngjinit ku ka cituar edhe njëherë disa nga projektet kryesore që janë në fokus të programit të tij.
Gjatë takimit elektoral me banoret e njësisë Administrative Shëngjin, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu tha se këtë vit do të nise investimi për ujësjellësin e ri të Shëngjinit, së bashku me projektin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, ndërhyrja që do ti hapin rrugë transformimit të plotë të kësaj zone turistike.
“Bashkë me projektin e kanaleve të ujërave të zeza dhe të bardha, një investim i cili do të zgjidhë njëherë problematikat dhe do të vendosë standarte të larta të ujit në Shëngjin. Menjëherë pas ujësjellësit do të bëjmë shtrimin me asfalt të të gjitha cepave të rrugëve të Shëngjinit, në të gjithë territorin dhe në të gjitha rrugicat pa përjashtim. Gjithashtu rrugët do të pajisen me sinjalistika horizontale dhe vertikale bashkëkohore”, u shpreh Ndreu.
Lajmi kryesor:
'Vendoret'/ Sot dita e fundit e fushatës, Sako: Brenda vitit, në Durrës mbyllet ndërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti! Boçi: Situata në Elbasan do ndryshojë
M.T//ReportTv.al