Kandidati i Partisë Social Demokrate për Tiranën, Gentian Mataj ka folur në podkastin e organizatës së tij politike, ku është prezantuar për zgjedhjet e 11 Majit. Mataj ka folur fillimisht për jetën e tij dhe shkollimin të cilin e ka marrë ndër vite. Më pas ai ka folur se pse është bërë pjesë e PSD-së, ku sipas tij ai ka zgjedhur PSD-në për shkak të një njohjeje të vjetër me drejtuesin e saj Tom Doshi, por edhe për arsyen se partia që ai aspiron investon në njerëzit e zakonshëm siç ai është shprehur.
'Unë jam Gentjan Mataj 42 vjeç kam dy vajza njëra 10 vjeç dhe tjetra 2 vjeç. Kam lindur në qytetin e Kukësit dhe rrjedh nga një familje punëtore. Kam katër motra dhe jemi dy vëllezër. Më pas arsimin e lartë e kam bërë për drejtësi. Vendosa të ndjekë një fushë tjetër që ka të bëj me industrinë farmaceutiuke se kam pasur dëshirë të merrem me biznes. Tani jam drejtuesi teknik i kompanisë farmaceutike, ku punoj prej shumë vitesh.'-tha Mataj.
Më tej Mataj ka thënë dhe arsyet që e kanë bërë të kandidojë dhe ka folur dhe për përshatjen e eksperiencës së tij në biznes që mendon se do e ofroj dhe në politikë.
'Biznesi ndikon te polika dhe poltika te biznesi. Biznesi ndikon në formën që punësohen të rinjtë dhe më pas sheh aftësinë e tyre në burimet njerëzore. Eksperienca na ndihmon në vendimarrje dhe në politikë, sepse përderisa ne marrim vendime dhe në biznes, llogjikisht dhe përpiqemi të investohemi që këto vendime t’i implementojmë dhe në politike. Unë kam zgjedhur të jem pjesë e PSD-së, sepse prej disa vitesh njihem me drejtuesin Tom Doshi, edhe në këtë kuadër kam parë investimin e tij tek njerëzit e zakonshëm. Kjo më ka bërë të përfshihem dhe më shumë.-tha më tej Mataj.
Komente
