Kandidati i PS-së për Kamzën: Kemi bërë punë titanike këto 4 vite! ‘Qershia mbi tortë’ ndërtimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit

9 Maj 2023, 19:59| Përditesimi: 9 Maj 2023, 20:08

  • Share

Kandidati i Partisë Socialiste, për bashkinë e Kamzës, Rakip Suli thotë se qytetarët do ta votojnë më 14 maj, pasi në këto 4 vite në këtë bashki është bërë një punë e madhe, e cila nuk është bërë 30 vite. Suli u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhje, e shtoi se qytetarët e Kamzës do t’i japin madje një mesazh politikës së vjetër 30-vjeçare, duke e ndëshkuar me votë të djathtën.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Suli rreshtoi të gjitha punët që janë bërë në këtë bashki për 4 vite të mandatit të tij si kryetar bashkie.

'Më 14 maj qytetarët e Kamzës do ti japin një mesazh të gjithë politikës shqiptare, se politikës së vjetër të drejtuar prej 30 vitesh, ndërsa tani  dinë shumë mirë punën titanike që është bërë në 4 vite. Prej 30 vitesh bashkia Kamëz s’ka pasur një çerdhe apo një kopësht me standarde. Është bërë një punë titanike me rindërtimin. Mori fund pas 30 vitesh përmbytja në Kamëz. Gjerdani i mandatit tim, qershia mbi tortë, është Parku i Liqenit të Paskuqanit ku tashme dhe qytetarët e Kamzës kanë një park.

Në 4 vite në rritëm vlerën pronës të zonës e thithë fonde më shumë nga qeveria shqiptare dhe BE. Në 30 vite ndodh që të ndërtohet një Park nga e Para. Pedonale 5.1 km dhe 22 mijë pemë. Prioritet kemi pasur edhe familjet në nevojë.  Nuk janë as të rinjtë pa u prekur, pasi ne sot japim bursa për nxënës ekselentë. Ne kthyer besimin dhe shpresën tek njerëzit rritëm vlerën e pronës dhe rritëm vlerën e zonës. Kam pasur një mikpritje të jashtëzakonshme nga të majtë dhe të djathtë. Sot kam pasur derën e hapur. Kamza nuk është më ajo që mendojnë një bastion i djathtë për ka ndryshuar. Me 14 maj qytetarët e Kamzës do të votojnë shërbimet ku bashkia tashmë është një shtëpi e madhe për 39 familjes të Kamzës e për 150 mijë qytetarë. Kemi bërë revolucion në infrastrukturën arsimore.'- u shpreh Suli.

I pyetur nëse ka ndonjë koment për kundërshtaret, Suli tha se as nuk i njeh fare, ndërsa prioritet për të tashmë është për të parë nga e ardhmja.

‘Bashkia ishte kthyer në një bunker për qytetarët e Kamëz. Sot Rakip Sulin e kanë më provë për punë që ka bërë. Unë se njoh farë këtë Shaban Hoxhën.’- tha Suli.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?